|E premte, Qershor 23, 2017

Pele, Spanja e Gjermania rrezikojne Brazilin. 

Pele    Sipas Pele-së, Brazili dhe Spanja luajnë njësoj, Gjermania është ekipi i momentit
Legjenda e Brazilit Pele, ka shpjeguar se Spanja dhe Gjermania janë dy skuadrat që do të jenë rrezik për skuadrën pritëse të botërorit. Brazili luan në shtëpi dhe sipas Pele-së, është momenti i duhur që skuadra pritëse e botërorit të bëjë më të mirën në këtë kompeticion. Botërori do të luhet në Brazil dhe skuadra pritëse është ekipi pretendent. Pele ka shpjeguar avantazhet që ka Brazili në këtë kompeticion si dhe gjithashtu ka bërë një analizë të shkurtër për Gjermaninë dhe Spanjën.
“Ky është një moment i mirë për ne, pasi luajmë në shtëpi dhe diçka e tillë do të jetë një avantazh i madh”, është shprehur Pele. Legjenda e Brazilit ka analizuar lojën e “seleçao-ve” me lojën që bëjnë kampionët e botës në fuqi. “Spanja bën një futboll të qartë dhe të pastër. Për Brazilin kjo është diçka e mirë, nëse do të përballet me të, pasi di si të sillet përballë një loje të parashikueshme dhe mjaft të qartë”, ka deklaruar Pele.
Sipas tij, skuadra e Del Boskes bën një futboll, që tashmë është mësuar nga të gjitha skuadrat kundërshtare dhe duhet që të përballen si duhet ndaj tyre. nga ana tjetër, Pele ka treguar se Gjermania është skuadra më e mirë për momentin dhe ajo është një rrezik për Brazilin. Pele ka treguar se skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv, është një skuadër që po kalon momente mjaft të mira. “Secili prej lojtarëve gjermanë po kalon një moment të mirë dhe ekipi tashmë ka krijuar një filozofi interesante loje”, ka treguar Pele.
Për legjendën e Brazilit, këto dy skuadra janë rreziku më i madh i skuadrës pritëse të botërorit që duhet të superohen nga Brazili që luan në shtëpi dhe që ka disa avantazhe të tjera. Pele ka fituar tre herë Kupën e Botës dhe për këtë ai është një legjendë për “seleçao-t”. Sipas Pele-së, Brazili ka avantazhin e madh përballë këtyre dy skuadrave pasi luan në shtëpi. “Edhe Spanja edhe Gjermania, janë dy skuadra që luajnë mirë me topin.
Kjo është avantazhi i tyre, por nga ana tjetër ata kanë një veti që avantazhin Brazilin. Ata e lejojnë skuadrën kundërshtare që të bëjë lojën e vet dhe kjo gjë i duhet Brazilit. Duke pasur këtë liri dhe duke pasur mbështetjen e tifozëve atëherë mendoj se nuk do të jetë shumë e vështirë për Brazilin”, ka përfunduar deklaratën e tij, Pele. Legjenda 73 vjeçare, është më i miri, për atë që ka fituar me skuadrën kombëtare.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
OKB: Shqipëria vendi më i keq për të jetuar

Shqipëria është vendi më i keq për të jetuar në Rajon, bazuar në raportin e hartuar nga Organizata e Kombeve...

Close