|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Peleshi: Në janar strategjia anti-kanabis 

Në janar qeveria do të ketë gati strategjinë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend.

Zëvendës/Kryeministri, Niko Peleshi, duke folur pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati për më shumë se tre orë, tha se politika ka ushtruar rol negativ tek perceptimi i opinionit mbi këtë çështje.

Peleshi: Kishte një fokus specifik që është parandalimi dhe lufta kundër kultivimit të kanabisit. Pas vlerësimit të raportit të KE për punën e policisë së shtetit, Ministrisë së Brendshme, sidomos në identifikimin dhe asgjesimin e kanabisit, mendoj se dhe kjo tryezë e parë me qetësi mund ti kontribuojë inkurajimit por dhe korrigjimit të përceptimit ku është e nevojshme.Politika për fat të keq i kontribuon negativisht. Kjo çështje është politizuar dhe është përdorur për të kapitalizuar politikisht mbi të.

Peleshi tha se është mirë që të fokusohemi tek shifrat dhe jo përceptimi.Dhe këtu ai solli në vëmendje raportin pozitiv sipas tij të Komisionit Europian.

Peleshi: Nga vlerësimi i fundit i KE kemi vendosur të krijojmë platformën dhe mundësinë për të ngritur në një fazë tjetër vendimtrare kluftën kudnër këtij fenomeni që as nuk lindi sot, është i trashëguar dhe as nuk do mbarojë nesër. Brenda fundit të janarit do hartohet një strategji për parandalimin e kanabisit duke forcuar zbatimin e ligjit por dhe duke krijuar mundësi me iniciativa ekonomike zonat e varfra.

Peleshi vlerësoi se tryeza e sotme është e vonuar.

Peleshi: Është tryezë e vonuar por më mirë vonë se kurrë. E vonuar sepse policia i ka dhënë tashmë rezultatet e veta, qeveria sëbashku me partnerët tanë ndërkombëtarë ka konsoliduar platformën për ta çuar në një fazë vendimtare këtë luftë. Por sa më shumë të mblidhemi aq më mirë është dhe aq më shumë do ti çojmë institucionet e tjera jo vetëm qeverinë, në një ulli të duhur në zbatimin e ligjit dhe jo në zbatim të asaj çka jep mesazhe partia të cilës i përkasin apo përceptimi publik. Shifrat janë aty të çertifikuara nga partnerët ndërkombëtarë, është mirë të bazohemi në to dhe jo të fryjmë tullumbacen e përceptimit publik, e cila dëmton imazhin  e vendit tonë, por edhe inkurajon në një farë mënyrë kultivuesit dhe ata që kanë rënë pre e kësaj veprimtarie kriminale.

Add a Comment

%d bloggers like this: