|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Pengu i Topit, të dekorojë Berishën për vrasjet e 21 janarit . 

Presidenti-i-Sapozgjedhur-Bamir-Topi-duke-u-pershendetur-me-Kryeminisrin-Sali-BerishaTiranë – Ish-Presidenti i Republikës, aktualisht kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi është ndalur sot në 4 vjetorin e tragjedisë së 21 janarit, ku sipas tij për këtë ngjarje duhet akuzuar e gjithë politika shqiptare.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan me strukturat e FRD-së, Topi u shpreh se edhe një herë tjetër, në këtë datë tashmë të shënuar në kalendar, vëmë re sipas tij se drejtësia mbetet e instrumentalizuar nga politika.

Madje Kreu i FRD-së u shpreh me ironi se ish-Kryeministrit Sali Berisha i duhet dhënë edhe një medalje trimërie pasi në 21 janar 2011, jo vetëm që vrau 4 persona në bulevard, por akuzoi edhe institucionet e pavarura.

“Për fat të keq ka mbetur një datë në kalendar. Jam i mendimit se askush nuk duhet të akuzojë drejtësinë. E akuzuar mbetet politika në të gjitha krahët. Së pari nuk është bërë gjyqi politik i 21 janarit që duhet bërë në parlament. Drejtësia dëshmon se është e instrumentalizuar nga politika. I propozoj politikës të shfrytëzojë atributet të bëjë një propozim që t’i jap Berishës medaljen e trimërisë pasi vrau 4 vetë në bulevard si dhe akuzoi institucionet e pavarura.” u shpreh Topi.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shqipëria – A do të jetë rruga e re e emigrantëve ?

A do të mësyjnë emigrantët nga Shqipëria...

Close