|E diel, Tetor 22, 2017

Për buzëplasurit dhe një pyetje për Ramën: A di ta bëjë ai atë? 

Të gjithë shqiptarët i kanë sytë te Reforma në Drejtësi. Po, pas Reformës, çfarë do të bëhet?

l.
Thuajse të gjithë shqiptarët që duan zhvillimin e vendit të tyre, janë afektuar së tepërmi nga ndihma që po iu jep sot atyre politika amerikane.
Shqiptarët e mençur kanë qenë pa fare shpresë, se e dinin se nga kush po drejtoheshin. Të gjithë shqiptarët kanë kërkuar të iknin nga Shqipëria.
Regjimet shqiptare kanë shekuj që i kanë lënë shqiptarët me buzë të plasur; prandaj ata në shekuj kanë ikur nga trojet dhe tyre.
Edhe tani po njëlloj eshte: të gjithë duan të ikin. Por…
Ja që iu erdhi shpresa. Shqiptarët kërkojnë drejtësi për dinjitetin e tyre në atdheun e tyre dinjitar. Dinjitetin e Shqipërisë, dhe dinjitetin e shqiptarit, e kanë shkelur bandat politike që i gënjyen shqiptarët për lirinë, dhe i vodhën deri në fund.
“Po tani: a do shkojë deri në fund Reforma?” – pyesin shqiptarët, dhe mezi po presin datën 30 gusht.
Sërish ka kundërshtime. Ajo që do ndodhë është pyetje: pasi i grabitët shqiptarët, i latë pa atdhe e pa të ardhme, a do vendosni një herë kundër vetes suaj dhe pro shqiptarëve?
Kurre! me hir ata s’mund ta bëjnë dot këtë këtë, se, po të kishin menduar për shqiptarët, nuk kishin pse t’i grabisnin, dhe t’i linin pa atdhe e në mëshirë të fatit. Madje, ata e futën vetë psikologjinë popullore se ” kudo vjedhin pushtetarët”, prandaj ju: “rrini dhe prisni thërrimet tona!” Edhe një pjesë jo e vogël e gazetarisë mendon po kështu. Kur humbet shpresa, ekzistenca dërmon
dinjitetin.

ll.
Si, vërtet mendoni ju qe Saliu do të votojë me hir kundër vetes dhe për shqiptarët? Kurre, ai i urren ata! Si familje kanë pushtuar mijëra hektarë tokë. Turp! Por do t’i dorëzojnë. Ky që ka nisur është proces që nuk ndalon dot. Të korruptuarit duhet të largohen butësisht.
Po kështu edhe Meta. Me hir, edhe ky kurrë nuk do votonte për të mirë të shqiptareve pas grabitjes që iu ka bëre. Por do të votojë, bashkë me të tjerët. Se këtë e ka të keqen më të vogël. Sot gjykimi i keqbërësve është mbërthyer te pyetja: kush është e keqja më e vogël? Lufta kundër Amerikës dhe interesit shqiptar, sigurisht që është sot një e keqe shumë e madhe për atë që mendon ta ndërmarrë.
Po Rama? Ai e kuptoi. Marrëveshja e tij me Amerikën dhe Gjermaninë, i dha mundësi të reja politike.
Por pyetja për Ramën është: zoti Kryeministër, e ke të qarte se çfarë duhet të beni mbas Reformës? Sepse reformën shqiptare e kanë bërë amerikanët. Pasreforma është në dorë të Edi Rames. A di ta bëjë ai atë?
Kjo duhet pritur për t’u parë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
ARMO kalonë në administrim të kompanisë Albpetrol (fotot)

  Mallakastër  - Dhjetra puninjës të KPTHN Ballsh mëngjesin e sotëm janë grumbulluar para portës së KPTHN Ballsh. Aty ka...

Close