|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Për dashurinë , turku konvertohet në serb 

Turku Mustafa Erxhihan në Jagodinën e Serbisë ka realizuar ëndrrat e veta të dashurisë e kohë më parë është bërë edhe shtetas i Serbisë.

Ky qytetar i Izmirit, për dashuri, e kishte braktisur Turqinë para 10 vjetësh. Dashuria e tij është Zorica Deniq e kurorë e dashurisë së tyre është vajza Ajlen, 10 vjeçe.

Mustafa para një muaji është bërë ndihmësdrejtor i kompanisë turke “Tibet moda” në Çupri.

“Jam bërë shtetas i Serbisë dhe jam shumë i lumtur. Jam i lumtur, ndjehem të jem që nga hera në Serbi. Të gjithë njihen, dinë për njëri- tjetrin. Më kanë pritur mirë në Jagodinë . Ushtroj me vajzën xhudo. Me profesion jam menaxher”, sjell tregimin e tij nga “Blic” Koha.net.

Dashuria ndërmjet Mustafës e Zoricës lindit gjatë pushimit të saj veror në Kushadasi, në vitin 2004.

“Një vit ishim në kontakt, u takuam prapë në Kushadasi vitin tjetër, e thirra pasi erdha në det. Ai ishte rrugës për në Antali dhe për një natë kaloi 750 kilometra për të më parë. Ishte mrekulli”, përkujton fillimin e lidhjes Zorica.

Pas pushimit të dytë bashkë, Zorica e njoftoi Mustafën të ishte shtatzënë. Për shkak të dokumenteve e punës, në Serbi Mustafa shkoi 20 ditë para lindjes së bashkëshortes.

“Ishte takim përplot emocione, nuk besoja të kishte ardhur, të ishte në qytetin tim. Kur Ajlen mbushi tetë muaj, Mustafa u kthye në Turqi për të kryer shërbimin ushtarak dhe pastaj shkoi sërish në Serbi.

Mustafa tregon se shkuarja e tij në Serbi, në vendlindje ishte pritur me shumë paragjykime. Miqtë i kishin thënë të mos kthehej sepse ishte luftë në Serbi.

“Kur shkova në Serbi, të gjithë u habitën pse nuk mbaja mustaqe të gjata dhe që nuk ngjasoja në osmanlinj. Jam shumë i lumtur se në Serbi shikohen seri televizive turke”, thotë Mustafa dhe shton se e ka origjinën nga një familje qytetare në Izmir ku nuk ka besimtarë fanatikë dhe se nuk e ka pasur problem martesën me një femër të një besimi tjetër.

“Prindërit e mi, sidomos babai, e kanë pasur shumë më të vështirë që jam larg Izmirit 1500 kilometra se sa që kam marrë për grua një ortodokse. Aq më shumë pasi jam djali i vetëm në familje”, thotë Mustafa.

Mustafa gjuhën serbe e ka mësuar për dy vjet dhe kjo, thotë, i ka ndihmuar që të punësohet në kompaninë turke që investojnë në Serbi.

Add a Comment

%d bloggers like this: