|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Për Kryeministrin 

Nga TRËNDAFILE VISHA – Kjo e sotmja nuk është kohë mallëngjyese. Për arsye e shkaqe që datojnë që në lindjen e shoqërisë njerëzore, fryjnë erëra të ftohta nga jashtë dhe brenda. Ka lëvizje të forta tektonike që zënë fill te më të mëdhenjtë, që përcaktojnë fatet e politikat, e duke përfunduar te hallka më e dobët e zinxhirit.

Kjo e sotmja nuk është kohë mallëngjyese. Për faktin se ne shqiptarët që kemi shkëlqyer përgjatë gjithë kohërave në çdo front lufte e pune, në çdo vend tjetër, jemi humbësit e më vetëshkatërruesit në tokën ku kemi lindur.
Kjo e sotmja nuk është as kohë idealesh. Druaj se idealistët me kohë kanë vdekur.
Por, përtej reve që shpërndahen përkohësisht dhe sërish mblidhen, ndjej se duhet të përgëzoj kryeministrin e vendit tim. Pavarësisht kohës që s’është aspak mallëngjyese. Ta përgëzoj që pas kaq shumë vitesh na përfaqëson denjësisht në “tryezën” me fqinjët, duke i treguar secilit vendin e vet. Vjen natyrshëm falënderimi, pasi na është pështirosur të qenët shqiptar nga burrat e shtetit pa tope që gjithnjë u janë lëpirë fqinjëve dhe zyrtarucëve të Europës.

SHËNIM
Dhe ky falënderim nuk ka emërtim nacionalizmin. Nuk ka emërtim ngjyrat e politikës. Nuk ka emërtim patetizmin. Ky falënderim vjen prej së thelli një shpirti historikisht të nëpërkëmbur dhe të papërfaqësuar nga ata që kemi zgjedhur.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: