|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

Për një doktrinë politike shqiptare Shqipëri – Kosovë 

ngjela

Nga SPARTAK NGJELA – Për një doktrinë politike shqiptare Shqipëri – Kosovë

l. Pjesa e Parë

1. Sot ende nuk ka një politikë të qartë, të konsolidua të Shqipërisë përkundrejt botës shqiptare në Ballkan

Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur një politikë të qartë përkundrejt botës shqiptare në Ballkan. Ajo që spikat si politikë që nga viti 1920, është fakti i provuar tashmë që qeveritë shqiptare, që nga Ahmet Zogu e deri te Sali Berisha, nuk kanë luajtur fare për të konsoliduar një politikë strategjike në funksion të botës shqiptare në Ballkan. Përkundrazi, këto qeveri nuk e kanë pasur fare në konsideratë historinë e aneksimeve të njëpasnjëshme që i janë bërë territoreve shqiptare nga fqinjët, dhe, politikisht, kanë luajtur në favor të fqinjëve aneksues për të marrë ose për të mbajtur pushtetin e tyre personal në Shqipëri.
E gjithë kjo histori politike pa asnjë lloj strategjie për të rimarrë territoret shqiptare të aneksuara në Ballkan, ka ardhur edhe për dy arsye që, për historinë shqiptare mund të pranohen edhe si arsye objektive: e para, është fakti real i inferioritetit të liderëve dhe politikanëve shqiptarë kundrejt personaliteteve politike të Perëndimit; dhe e dyta, është qëndrimi shumë armiqesor i Fuqive të Mëdha Europiane kundrejt trajtimit shqiptar në Ballkan.
Shqiptarët, me përjashtim të Austrohungarisë, nga fuqitë e mëdha europiane, janë parë si një popullsi joeuropiane, si turq, dhe gjithmonë, në funksion të aneksimit të territoreve shqiptare, si një konglomerat fisesh primitivë; dhe ngaherë si një popullsi myslimane antiperëndimore që duhej zhbërë nëpërmjet sllavëve të jugut. E gjithë kjo sot rezulton e provuar se ka qënë një propagandë e gënjeshtërt për të mbuluar ose për të justifikuar racizmin antishqiptar. Politika ruse dhe ajo franceze donin të krijonin një Serbi të madhe, dhe me racizmin antishqiptar, duke u mbështetur të fakti që shqiptarët ishin në shumicë muslimanë, bashkë me Greqinë, krijuan një Ballkan ireal dhe tërësisht në eliminimin e popullit më të madh ballkanik, shqiptarëvë. Dalja e Austrohungaresë si politikë e veçantë antirusofranceze në Ballkan në vitin 1912; dha mundësinë reale për krijimin e një shteti shqiptar me 28 mijë kilometra katrorë territor dhe me një popullsi rreth 800 000 banorë. Ishte në fakt, pikërisht ky shtet i vogël që e mbajti të gjallë dhe në lëvizje politike të gjithë botën shqiptare në Ballkan, e sidomos në Kosovë, sepse krijoi realisht nacionalizmim shqiptar nëpërmjet shkollës shqipe në trevat shqiptare të ish Jugosllavisë, dhe gjuhës së unifikuar drejtshkrimore që vinte nga institutet shqiptare.
Sot gjithçka ka ndryshuar, dhe politika perëndimore, në të përgjithshmen e vet, sidomos në segmentin amerikano-gjerman, është në favor të shqiptarëve. Sot në Ballkan janë dy shtetetë ndryshëm, por më kombësi shqiptare: Shqipëria dhe Kosova. Pikërisht për këtë fakt, vjen dhe del përpara pyetja kryesore e këtij punimi: a ka sot një politikë të qartë, të konsoliduar dhe ndonjë strategji apo doktrinë shqiptare për të ripërcaktuar dimensionin politik të botës shqiptare në Ballkan? Dhe, brenda kësaj, si pasojë e situatës së re politike në këtë zonë, a ka mundësi reale politika shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë që të krijojë doktrinën e vet në përcaktimin e një dimensioni të ri që duhet të marrë bota shqiptare në Ballkan.

2. Vetëm intelektualizimi i politikës shqiptare në Shqiperi dhe në Kosove dhe bota aktuale akademike në të dy vendet mund ta bejë racionale, demokratike dhe perëndimore politikën shqiptare

Mendimi është se politika shqiptare, kështu siç është, e larguar nga bota akademike shqiptare, dhe shumë larg mendimit racional, e ka pamundësi formulimin e një doktrine poltike të përbashkët, Tiranë – Prishtinë; kurse, brenda intelektualizmit të vet, shqiptarët sot e kanë aftësinë akademike që ta formulojë në këto momente historike doktrinën e vet politike për ecurinë e botës shqiptare në Ballkan; por kjo mendohet se do të vijë pas kryerjes me sukses të reformës shqiptaro-amerikane në drejtësi dhe kundër korrupsionit shqiptar.
Këtë arritje racionale deri tani nuk e ka lejuar asnjëhërë antiintelektualizmi i politikës shqiptare, i cili vijon edhe sot, sepse është fakt që, megjithëse aktualisht, në Shqipëri dhe në Kosovë, është formuar një botë akademike deri diku racionale, politika, si karrierë, po qëndron ende larg saj.
Vetë korrupsioni i madh i poltikës shqiptare, është pengesa kryesore e intelektualizmit shqiptar, sepse ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis klasës politike me mungesë idesh dhe korrupsionit të saj. Niveli i ulët intelektual, gjithmonë i ka çuar politikat dhe qeverisjet në korrupsionin e njërëzve të vegjel që kanë marrë në dorë fatet e qeverisjes së një populli.
Arsyeja antiintelektualiste në Shqipërinë politike është në fakt rrjedhojë direkte e kundërshtimit të demokracisë, mospranimit të të kundërtës, dhe e ekzistencës së natyrës së pushtetit tiranik, i cili është ende prezent në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Reforma e nisur në Tiranë, sigurisht që, duke shkatërruar pasurinë abuzive dhe korrupsionin, do të krijojë patjetër premisat e futjes së intelektualizmit të lartë akademik në politikën shqiptare dhe do të formulojë domosdoshmërisht doktrinën e bashkëpunimit Shqipëri- Kosovë, ku duhet të reflektojë interesi i të drejtave të të gjithë botës shqiptare në Ballkan edhe në shtetet ku ajo është pakicë.
Sipas historisë së doktrinave politike europiane, që kanë dalë rast pas rasti në Europë për unifikimin e shteteve dhe ralizimin e të drejtave të pakicave etnike; pasi iu referuam të gjithë dokumentacionit të Bashkimit Europian, na duket e arsyeshme që doktrina shqiptare e formuluar prej dy shtetesh të pavarura shqiptare, mendojmë se mund të ecë sipas këtyre premisave:
(i) Unifikimi i të drejtave, të drejtës shqiptare në fuqi dhe të drejtës kosovare. Me unifikim të të dy të drejtave duhet të kuptojmë: unifikimi i Kushtetutave në lidhje me ndarjen e pushteteve dhe funksionimin demokratik të parlamenteve; unifikimi i Kodit Penal dhe Kodit Civil, Kodit të Procedurës Penale dhe i Kodit të Procedurës Civile, të Republikës së Shqiptare dhe të Republikës së Kosovës.
(ii) Unifikimi i ligjit për pushtetin vendor midis Republikës së Shqiperisë dhe Republikës së Kosovës.
(iii) Unifikimi i sistemeve mbrojtës të të dy vendeve.
(iv) Unifikimi i legjislacionit për pushtetin gjyqësor dhe unifikimi i avokatisë; domethënë unifikimi i licensave të avokatisë.
(v) Unifikimi i Politikës së Jashtme në lidhje me njohjen e shtetit të Kosovës dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve si pakica etnike në Serbi, në Maqedoni,në Mal të Zi dhe në Greqi.
(vi) Unifikimi i politikës së arsimit të lartë në lidhje me diplomat e universiteteve shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri.
(vii) Unifikimi i qëndrimit të përbashkët për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë duke i qëndruar faktit se shqiptarët e Maqedonisë janë 40 përqind e popullsisë, të përkrahet politikisht nga të dy vendet dhe të inkurajohet deklarimi shqiptar i shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Të mbahet qëndrim i përbashkët shqiptaro-kosovar në lidhje me pavarsinë dhe identitetin shqiptar të kishës ortodokse shqiptare në Maqedoni sipas statutit të autoqefalisë të kishës ortodokse në Shqipëri.
(viii) Të dy shtetet, shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë duhet të angazhohen në koordinim kundër ekstremizmit islamik, i cili aktualisht po përkrahet dhe po financohet nga Beogradi, për të vijuar rrugën e vjetër të denigrimit të shqiptarëve si antiperëndimorë.

ll. Pjesa e dytë

1. Nëse shqiptarët do të duan të krijojnë mirëqenien tyre dhe prosperitetin e tyre shoqëror, duhet të jenë të bashkuar.

Sot politika ndërkombëtare perendimore është në favor të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, por politika shqiptare në Shqipëri dhe në Kosove duhet të jetë koshiente për këtë fakt, duke iu shmangur qasjes historike sipas vijës degraduese Zogu – Hoxha – Berisha, që, për intetesa pushteti, kanë shitur interesin shqiptar në Ballkan.
Pikë së pari duhet të përcaktojmë se cila është bota shqiptare në Ballkan, dhe a është unike kjo në mendimin e qartë të shqiptarizmit të saj. Në të njëjtën kohë duhet analizuar nëse ka apo jo një bosht substancial, që tani, pasi është i identifikuar si shqiptar, të ketë strategjinë apo doktrinën e vet në lidhje me dy shtetet e pavarur ballkanikë.
Në të njëjtën kohë duhet të sqarojmë edhe gjendjen aktuale të politikës amerikane për Ballkanin Perëndimor në raport me politikën e dy shteteve shqiptare në Ballkan, për të parë nëse kanë këta dy shtete shqiptarë interes të përbashkët me politikan amerikane në Ballkan; duke e konsideruar politikën amerikane risinë e mbështjetjes së të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe në arenën ndërkombëtare. Sepse, nga padija politike, apo nga naiviteti i pasionit, shpesh duket sikur dy politikat shqiptare të të dy shteteve shqiptarë në Ballkan kanë interesa të ndryshme me njëra – tjetrën.
Duhet pranuar se Kosova u krijua nga ndërhyrja ndërkombëtare, dhe politika shqiptare ka vuajtur nga politikat antishqiptare brenda saj, si në Kosovë edhe në Shqipëri: të dy këta fakte historikë, sigurisht që do të sillnin një politikë të paqartë midis dy shteteve; pa një doktrinë të përbashkët, madje dhe pa një koordinim ekonomik tregu të përbashkët. Prandaj, sot është fiks koha kur duhet të ndryshojë politika ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, sepse të dy shtetet gjenden në një krizë të brendshme politike, e cila do t’i ndalojë për të kooperuar në një poltikë të përbashkët ekonomike, demokratike dhe kulturore.
Konstatojmë se kriza e brendshme politike në Shqipëri dhe në Kosovë në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare vjen si pasojë e naiviteteve politike të liderve aktualë, dhe të infiltrimit të politikës së fqinjëve që kanë qenë gjithmonë në armiqësi territoriale me shqiptarët. Një doktrinë politike e mirëstudiuar shqiptaro-kosovare do të ishte pengesë e vijimit të kësaj krize. Çështja bëhet edhe më e favorshme kundër ndërhyrjes së fqinjëve, nëse doktrina shqiptare Shqipëri-Kosovë për çështjen kombëtare kosovare në Ballkan do të koordinonte me politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Politika amerikane ndërkohë kuptohet se, interesin e vet në Ballkanin Perëndimor, ajo po kërkon ta luajë në alencë të ngushtë me politikën shqiptare. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë që nga viti 1912, shqiptarët kanë gjetur më në fund një aleat të fuqishëm ndërkombëtar me interesa të përbashkëta. Doktrina politike shqiptare, duhet ta ketë si prezumim aleancën e ngushtë shqiptaro – amerikane.
Reforma shqiptaro-amerikane që po zhvillohet me sukses në Shqipëri do të krijojë patjetër premisa të reja për një alenacë dhe reformë shqiptaro-amerikane si në Shqipëri edhe në Kosovë. Nëse politika shqiptare dhe ajo kosovare do ta arrijnë këtë stad, zhvillimi demokratik i Shqipërisë dhe i Kosovës do të jetë i sigurt. Sot janë përpara shqiptarëve dy arsye ekonomike ku duhet të jenë prezent: një treg ballkanik i përbashkët, dhe një treg i hapur Shqipëri – Kosvë. Përballë tregut ballkanik të dy shtetët shqiptarë në Ballkan duhet të kenë tregun e tyre, dhe kooperimin industrial për një prodhim të ri shqiptar. Tregu ballkanaik do të krijohet, sepse është kërkeaë e Bashkimit Europian; prandaj shqiptarët duhet më urgjencë të krijojnë tregun e përbashkët Shqipëri – Kosovë.

lll. Pjesa e Tretë

Të dy shtetet shqiptare në Ballkan, ende nuk kanë një bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me njëri-tjeterin

Për të sqaruar koncepin e përkatësisë shqiptare, dhe gjithashtu të gjendjes aktuale politke të botës shqiptare në Ballkan; për të parë se përse dy shtete shqiptare në Ballkan nuk kanë një bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor, në funksion të forcës që sjell faki i dy shteteve shqiptare në një zonë të ngushtë gjeografike; për t’i shkuar deri në fund çështjes shqiptare në Ballkan dhe, brenda saj, për ta kosideruar Maqedoninë edhe një shtet shqiptar, dhe ceshtjen e Çamërisë si ceshtjen e Kosovës përpara njëzetë vjetësh, na duhet të ngremë këto pyetje:

1. Në sa shtete ballkanike janë të shpërndarë shqiptarët në Ballkan dhe cila ka qenë arsyeja historike e kësaj shpërbërjeje?
2. A ka sot një fenomen te ri ballkanik, dhe a janë shqiptarët të përgatitur për të marrë pjesë bashkarisht në fenomenin e ri ballkanik?
3. Pse ndihet frikë në Beograd dhe në Athinë për raportin Shqipëri-Kosovë, dhe si duhet të krijohet politika e re e dy shteteve shqiptare në Ballkan?

1. Në sa shtete ballkanike janë të shpërndarë shqiptarët në Ballkan dhe cila ka qenë arsyeja historike e kësaj shpërbërje?

Sot shqiptarët i gjen të shpërndarë në katër shtete ballkanike ku janë pakicë: në Maqedoni, në Greqi, në Serbi dhe në Mal të Zi; dhe në dy shtete shqiptatrë që janë vetëm të shqiptarëve: në Shqipëri dhe në Kosovë. Të gjithë bashkë mendohet se arrijnë në rreth tëtë milionë, pa llogaritur rreth gashtë milionë shqiptarë që jëtojnë në Turqi, dhe të cilët nuk janë objek i këtij punimi,
E gjithë kjo botë shqiptare në Ballkan, është sot krejtësisht e palidhur dhe e pakoordinuar intelektualisht dhe kulturalisht, me përjashtim të unifikimit të gjuhës, e cila ndërkohë është e normuar dhe e shkruar, veç nga dy shtetet shqiptare, edhe në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni; sepse për në Greqi, as që mund të bëhet fjalë fare. Ekzistenca shqiptare e shtrirë në një gjerësi të tillë gjeografike, i jep shqiptarëve sot të drejtën për t’u larguar nga historia raciste antishqiptare, e cila ka krijuar këtë konfiguracion gjeografik shtetesh ballkanike, ku, territoret e Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë plotësuar me territore shqiptare. Pas prishjes së Perandorisë Osmane, pasojë e një propogande atishqiptare për t’i karakterizuar shqiptarët si antieuropianë, i la të vetëm në udhën drejt gjetjes së identitetit të tyre në një shtet të vetëm.
Përpjekja e madhe austrohungareze e fillimit të shekullit, nuk mjaftoi që shqiptarët të krijonin shtetin e tyre etnik shqiptar. Viti 1912-1913 krijoi shtetin shqiptar aktual të vogël dhe ekonomikisht ineficent përballë një bote të trazuar.
Historia e deritanishme është e qartë , dhe nuk ka nevojë të përmëndet, por risia e kësaj kohe është fakti se, të drejtat e shqiptarëve, si pasojë e evolucionit demokratik dhe ngritjes së personalitetit në Europë, e ka sjellë çështjen shqiptare tek të drejtat e shkeluara.
Shqiptarër janë popullsia më e shtypur në një fenomen racial antishqiptar në Ballakan. Forca aktuale e moralit shqiptar është e dy ingredientëve : a) triumfi i të drejtave të njeriut në Bashkimin Europian dhe, b) alenca shqiptaro-amerikane si bashkëpunim mes interesave të përbashkëta shqiptaro-amerikane në Ballkan.
Në funksion të kësaj kohe, edhe të drejtat e shqiptarëve si shtet formues në Maqedoni edhe të drejtat si shtet formues në Greqi patjetër që do të kenë evolucionin e vet: për Maqedoninë në aspektet që përmendëm më lart, kurse për Greqinë gjithçka do të vijë e do të përqëndrohet tek çështja çame.
Çamëria ishte territorI shqiptar me kontinuitet gjuhësor, e cila u la jashtë tërritorit shqiptar në vitin 1912. Që nga ajo kohë popullsia çame në Greqi ka ndeshur vazhdimisht keqtrajtim të pandarë derisa në vitin 1944 shpërtheu genocidi grek antishqiptar në Çamëri, dhe erdhi dhe dëbimi i pjesës myslimane të Çamërisë nga trojet dhe pronat e tyre.
Sot kjo çështje nuk mund të vijojë dot më kështu. Triumfi i të drejtave të njeriut në Bashkimin Europian e sjell çështjen çame midis këtyre dy opcioneve: a) Greqia, ose do njohë të drejtat e çamëve shqiptarë sipas kartës së Kopenhagenit dhe të gjith kartave të tjera që ka firmosur për të drejtat e njeriut, ose, b) nuk mund të jetë me juridikisht antare e Bashkimit Europian.
Çështja e pronave dhe e kthimit të shqiptarëve në Çamëri, është çështje e drejtësisë europiane; ajo nuk mund të rrijë më dot e pazgjidhur.

2. A ka sot një fenomen te ri ballkanik, dhe a janë shqiptarët të përgatitur për të marrë pjesë bashkarisht në fenomenin e ri ballkanik?

Është evidente sot, se, duke filluar që nga çlirimi i Kosovës, në Ballkan ka filluar një fenomen i ri ballkanik, dhe, gjithë risia e tij, është dalja në pah e çështjes shqiptare. Kjo ka krijur pështjellim të madh serb, grek dhe maqedonas si politikë, por edhe si një ngërç që duhet zgjidhur prej tyre. Me të drejtë ky fenomen duhet quajtur: fenomeni shqiptar në Ballkanin e shekullit të XXI.
Në të vërtetë, po t’i qëndrojmë strikt historisë ballkanike, edhe në shekullin e XV, me luftrat kastriotiane, ka pasur një fenomen real shqiptar në Ballkan. Edhe në shekullin e XIX, ka pasur nje fenomen shqiptar, me fillimin e pushtimit të trojeve shqiptare nga fqinjët grekë dhe sllavë të tyre. Shekulli i XXl e solli sërish një fenomen shqiptar në Bllkan; por ky fenomen mendohet se do t’i japë fund padrejtësisë antishqiptare në Ballkan.
Shqiptarët nuk u asimiluan dot as nga serbët, as nga grekët dhe as nga maqedonasit. Kjo është arsye se këto kohë moderne të mbërritjes së plotë të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Ballkan, sidomos prezenca e Bashkimit Europian në disa shtete ballkanine dhe procedurat për në BE të Shipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhhe të Maqedonisë, i kanë dhënë një rëndësi të veçantë botës shqiptare në Ballkan.
Tani racizmi antishqiptar, me pretekstin fals se shqiptarët janë turq apo myslimanë, ka mërrë fund. Shqiptarët ndërkohë e kanë fituar të drejtën e identitetit të tyre shqiptar. Kjo është arsyejeja që i detyron shqiptarët që të jenë politikisht të përgatitur për të marrë pjëse aktive brenda mbrojtjes së interesit të tyre në polikën aktualë ndërkombëtare në Ballkan.
Pikërisht te kjo mbrojtje interesash, shqiptarët sot janë të dobët, se lidërshipet e tyrë politikë, në të përgjithshmën e tyre, janë më shumë mbrojtës të interesave të fqinjëve, sesa të shqiptarëve që kanë marrë përsipër të qeverisin.
Siç e kemi shprehur, kjo ka qënë sëmundja foshnjore e politikës shqiptarë, dukë filluar që nga viti 1912; dhe këtu duhet kërkuar një pjesë e fenomenit negativ antishqiptar jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor: sidomos në Serbi dhe në Greqi. Ripozocionimi i shiptarëve në Ballkan, është vetë fenomeni aktual ballkanik. Dhe këtë e ndiejnë të gjitha shtetet ballkanike; por, me përjashtim të Kroacisë dhe Sllovenisë, të gjitha politikat e shteteve të tjera ballkanike janë kundër.
Ripozicionimi shqiptar në Ballkan ka specifikën e tij krejt të veçantë dhe në favor të shqiptarëve: përpara një rrëziku rus kundrejt Ballkanit, shqiptarët nuk janë sllavë, dhe, në një përqindje absolute, janë për një aleancë solide dhe të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak nga pak po spikat në Ballkan, sidomos në Greqi dhe në Maqeoni, se, antiamerikanzimi grek dhe maqedon, vjen dhe njësohet edhe me antishqiptarizmin e tyre. Kjo në fakt, përbën substncën politike për shqiptarët. Por lidërshipet në Tiranë dhe në Prishtinë, që janë dy shtete te veçantë shqiptarë, nuk janë në lartësinë e kësaj substance, sepse liderët e të dy vendeve rrezikohen individualisht nga luft kundër korrupsionit e ndërmara nga poltika amerikanë në Tiranë dhe deri diku, edhe në Prishtinë. Tirana dhe Prishtina duhet të kupptojë se interesi shqiptar as nuk mund të blihet de as mund të shitet më te fqinjët dhe as në Rusi: ky interes aktualisht është vetë fenomeni i ri ballkanik.
Armëqësia e ashpër e politikave të shteteve të ballkanit Perëndimor me Shqipërinë dhe shqiptarët, qëndron vetëm të fakti mosnjohjes së të drejtave të shqiptarëve për shqiptarët që padrejtësisht jetojnë nëpër vende të huaja. Kjo është edhe frika greke, edhe frika maqedonase edhe frika malazeze; edhe frika serbe. Po koha erdhi më në fund për të sjellë një fenomen shqiptar në ballkan: kjo kohë erdhi si pasojë e qëndresës së gjuhës shqipe¬ – sllavet e jugut dhe grekët nuk i asimiluan dot shqiptarët.
Aktualisht politika shqiptare ende nuk është në gjendje që të shfryrëzojë këtë fenomen ballkanin shqiptar në Ballkan, edhe pse ka në favor plotësisht politikën amerikane. Është fakt i hidhur se, sot, politika amerikanë po luan hapur në favor të shqiptarëve në Ballkan, shumë më tepër se ç’po bën poltika shqiptare në lidhje me interesin shqiptar në Ballkan. Por kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt; në të kundërt shqiptarët do të pësojnë një dëm të pallogarishëm kistorik për prosperitetin e tyre.

3. Pse ndihet frikë në Beograd dhe në Athinë për raportin Shqipëri-Kosovë, dhe si duhet të krijohet politika e re e dy shteteve shqiptare në Ballkan?

Sot politika greke, serbe dhe maqedonase është e trembur dhe po krijon situata naive dhe deridiku absurde në kundërshtimin e historisë ballkanike. Historia nuk është një përrallë, ajo është në fakt e vetmja shkencë e saktë. Pikrisht pse është shkencë e saktë, historia erdhi aktualisht dhe në Ballkan u bë një çështje shqiptare, dhe ka shtatëmbëdhjetë vjet, që nga lufta e Koosovës, që kërkon zgjidhje. Aktualisht kjo zgjidhje është bërë një çështjë ndrkombëtare, dhe sidomos një çështje permanente e poltikës amërikane.
Prej afër një shekulli, shqiptarët kanë pasur në arenën ndërkombëtare një mbrojte permanente amerikanë, dhe koha historike e solli që, në këtë përiudhë, të shohim një përkatësi të përbashkët inetresash shqiptaro-amerikanë në Ballkanin Perëndimor. Në një nalizë pak më të thellë, do të thoshim se interesi amerikan në Shqipëri duhet të ketë qënë i kahershëm.
Kjo përkatësi dypalëshe intersesash shqiptaro-amerokane ka sjellë shqetësim dhe tension në fqinjët e Shqipërisë, sidomos në Greqi dhe në Serbi. Kjo gjendje ka ardhur dhe ka reflektuar edhe në poltikën shqiptare, sepse siç e kemi analizuar më lart, infiltrimi i politikës së fqinjëve në Tiranë ka qënë një fakt me zgjatim të madh kohor historik. Edhe sot ata janë prezent në Tiranë, madje në qarqe të larta të politikës, por ndihen të neutralizuar nga poltika amërikanë. Po kështu dhe në Kosovë. Edhe atje, në krerët e poltikës së saj, dhe në vetë botën intelektuale, ndihet një dëshirë për të mos u ndarë nga Beogradi, por duke qënë e pashprehur, shkon me mendimin se, duke e izoluar Kosovën dhe duke i armiqësuar shqiptarët e shqipërisë me shqiptarët e kosovës, të arrijë në synimin e saj dekadent dhe pa asnjë gjasë ndodhjeje: të rreshtohen kah Beogradi. Por ky naivitet, i cili realisht, para së gjithash, është interes, nuk ka asnjë mundësi historike. Amerikanizmi shqiptar në Prishtinë dhe në Tiranë, nuk e lejon këtë në mënyrë absolute, sepse gjërat kanë shkuar shumë larg politikisht: aleanca shqitaro-amerikane është rrjedhojë lufte, ajo nuk mund të prishet, sepse ndërkohë vetë fenomeni shqiptar në Ballkanin Perëndimor, është edhe fenomen politik amerikan.

IV. Pjesa e katërt

TEZA E FUNDIT
Korrupsion demoktratik nuk ka, por as demokraci të korruptuar nuk mund të ketë. Kjo është deviza që duhet të drejtojë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Aktualisht, reforma institucionale shqiptaro-amerikane kundër korrupsionit dhe për riinstitucionalizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri, do të krijojë Shqipërine demokratike europiane

Pasi u konsolidua në njëztë vjet një aleancë shqiptaro-amerikane, kjo erdhi sot dhe reflektoi edhe në një reformë shqiptaro-amerokane, në lidhje me hapjen e hapësirave demokratike, për krijimin e një shteti shqiptar demokratik, institucional dhe perëndimor. Ky shtet ende nuk është krijuar as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Kuptohet se amerikanët mendojnë se, pa u vendosur një demokrci rale në Shqipëri, ajo nuk mund të mendohet as në Kosovë.
Sot, demokracia shqiptare është e mbytur nga një lloj tiranie oligarkike që ka lindur nga korrupsioni. Institucionet shqiptare dhe ato kosovare, edhe pse janë të formuara, nuk ekzistojnë me një formim demokratik. Në një shoqëri demokratike, drejtësi duhet të japin të gjitha institucionet; në Shqipëri kjo nuk ekziston as në gjykatë. Madje kjo është bërë shkak që as institucionet nuk kanë funksion demokratik të drejtë, sepse ligji nuk ekziston. Nëse nuk ka drejtësi të dhënë nga nje gjyktë e drejtë, nuk mund të ketë asnjë institucion demokratik; sepse të gjithë institucionet janë të pushtuar nga korrupsioni tiranik. Nëse korrupsioni qeveritar nuk është tiranik, ai nuk mund të ekzistojë. Korrupsion demoktratik nuk ka, por as demokraci të korruptuar nuk mud të ketë. Kjo është deviza që duhet të ndryshojë në Shqipëri dhe në Kosovë.
Pengesa kryesore për krijimin e një raporti të drejtë shqiptar Shqipëri – Kosovë sot janë liderët e korruptuar shqiptarë në të dy shtetet shqiptare. Koha e solli që, duke drejtuar një shoqëri të paqartë për demokracinë, lirinë, instituciont demokratike, dhe një klasë politikë të paformuar intelektualisht në funksion të dinjitetit, personalitetit dhe koshiencës së ligjit, Shqipëria sot nuk drejtohet në funksion të lirisë, as të mirëqënies së pëgjithshme, por vetëm në funksion të patologjisë së pushtetit dhe manjarizmit për të fituar para nëpërmjet pushtetit politik. Kjo situtë, që është prezente edhe në Kosovë, edhe pse aty kanë qverisur ndërkombëtaret; tregon se gjendja nuk mund të ndryshojë po nuk u çlirua nga korrupsioni dhe padrejtësia shteti shqiptar.
Reforma shqiptaro amerikane që ka nisur të ligjerohet në Tiranë, do ta ngrerë në një nivel shumë të lartë çështjen e fenomenit shqiptar në Ballkan. Shqiptarëve sot iu duhet domosdoshmërisht që të ngrenë një shtet demokratik real, në mënyrë që të tejkalojnë shtetet sllave në Ballkanin Perëndimor. Pikërisht te ky fakt i mundshëm, qëndron sot edhe frika greke edhe frika serbe apo maqedonë kundrejt të ardhmes së shqipërisë, dhe aleancës shqiptaro – merikane. Frika e tyre është politike: interesi i përbashkët shqiptaro – amerikan në Ballkan, ashtu si e kemi trajtuar deri tani, krijon frikën e politikave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Edhe degradimi i situarës greke në një të majtë jodemokratike dhe deridiku neokomuniste, është në favor të rrugës demokratikë shqiptare. Demokracia reale në Shqipëri, pasi të ketë marrë me vete edhe Kosovën në një rrugë demokratike institucionale; dhe pasi të këtë sjellë në qeverisjë botën akademikë shqiptare në të dy shtetet, do të krojojë normalisht një shtet shqiptar rajonesh të medhenj, demokratikë dhe të decentralizuar, përdrejt zhvillimit ekonomik industrial të Shqipërisë dhe të gjitë shqitarëve në botën shqiptare në Ballkan.

Add a Comment

%d bloggers like this: