|E shtunë, Tetor 21, 2017

Perfundojne zgjedhjet e krereve te PD-se ne rrethe, Tirana akoma. 

monda-voton    Tirane – Strukturat e Partisë Demokratike kanë filluar të zgjedhin kryetarët e rinj të seksioneve dhe grupseksioneve. Burime nga Partia Demokratike pohojnë se zgjedhjet nuk kanë nisur vetëm për Tiranën e cila po ndjek një metodikë të veçantë ndërsa po vijojnë regjistrimet e anëtarësisë. Ndërsa përplasjet pritet të nisin me zgjedhjen e kryetarëve të degëve.

Procesi

I gjithë procesi i emërimeve të reja është bërë në mënyrë jo publike. Duke përfituar nga debati i ashpër që bëhet në Tiranë, koordinatorët e Partisë Demokratike të emëruar nga Basha kanë vijuar procesin normalisht në mënyrë që të përshpejtojnë hapat për caktimin e krerëve të rinj të seksioneve dhe grupseksioneve të PD-së. Pas përfundimit të procesit të ri-anëtarësimeve si edhe pastrimit të listave të anëtarëve, koordinatorët kanë emëruar tani më krerë të rinj duke lënë jashtë ish-kryetarët e këtyre nëndegëve të PD-së.

Qarku i parë ku nisi procesi i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të demokratëve ishte Lezha, e cila ka përzgjedhur krerët e rinj të seksioneve dhe grupseksioneve. Për kandidimin e personave ishte përcaktuar një procedurë shumë e lehtë. Sipas burimeve bëhet me dije se një kandidat duhet të plotësonte një formular ku do të bashkëngjitej diploma dhe CV-ja e tij. Krahas këtyre duhet të dorëzohen edhe gjendja civile e cila vërtetonte se kandidati është nga zona ku ai pretendon që të bëhet kryetar. Pra nëpërmjet kësaj formule, është përcaktuar se për çdo seksion apo grupseksion të vendoset një demokrat i zonës.

Por ajo që bie në sy është fakti se të gjitha këto procedura janë bërë në mënyrë disi të fshehtë, ku në Tiranë zhvillohej debati i ashpër politik me protesta dhe greva urie ndërsa në rrethet e vendit ka vijuar rinovimi i PD-së.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja çfarë ju ndihmon limoni me kripë

Migrena për shumë njerëz mund të jetë një makth. Ndërkohë nuk ka një metodë mjekësore që mund ta kurojë atë...

Close