|E premte, Gusht 18, 2017

Pergjimet, kokaina ishte fustan nuse. 

124797      Tirane – Për trafikimin e sasive të ndryshme të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë dhe më pas në Shqipëri, përdorej një komunikim i koduar, ku flitej rreth një tregtie për fustanët e nuseve. Protagonistët e këtij grupi kriminal që kishte shtrirje në disa shtete, rezultojnë në përgjimet telefonike të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si tregtarë të veshjeve dhe administratorë të disa agjensive, dhe më konkretisht të agjensive të dasmave.

Por, ndryshe nga bisedat që ata kryenin së bashku në telefon dhe që tashmë janë administruar si prova në dosjen e prokurorisë, vëzhgimet e agjentëve në terren tregonin të kundërtën. Bisedat e përgjuara kanë treguar se kokaina cilësohej për Gëzim Çelaj dhe mikeshën e tij kimisten Valentina Tufina si fustan nusërie. Për të provuar këtë “fustan” gjithmonë zgjidhej shtetësja me shtetësi shqiptaro-amerikane, e cila pasi jepte “Ok” kryhej dhe pagesa financiare për blerjen e “fustanit” (Kokainës). Gjithçka ka qënë mjaft e organizuar dhe e planifikuar me detaje, duke mos lënë dyshimin më të vogël.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A po nisin protestat popullore nga Vlora ? (fotot)

Vlorë - A po nisin protestat popullore nga Vlora? Një arkivol me mbishkrimin “Vlora”. Është ky simboli i protestës që...

Close