|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

Përleshje mes migrantëve dhe policisë 

bullgari_1480039979-8736240

Bullgari – Migrantët janë përplasur me policinë dhe i kanë vënë zjarrin mobiljeve dhe gomave në një kamp refugjatësh në qytetin Harmanli të Bullgarisë, dy ditë pasi hapësira u rrethua në përgjigje të njoftimeve për shpërthimin e sëmundjeve në mesin e banorëve.

Javën e kaluar banorët e Harmanlit organizuan një protestë me thirrjen për mbylljen e kampit pasi mediat lokale njoftuan për, siç thuhet, dyshimet se migrantët bartnin sëmundje ngjitëse të lëkurës. Kampi është ‘shtëpi’ e rreth 3 mijë migrantëve afganë dhe është më i madhi në Bullgari, njofton Reuters.

Kreu i Agjencisë bullgare për Refugjatë, që mbikëqyrë kampin dhe që vendosi ta mbyllë për t’u mundësuar autoriteteve shëndetësore që të hetojnë, i tha Radios Kombëtare Bullgare se njoftimet ishin të pavërteta.

Migrantët hodhën gurë dhe gjëra të tjera mbi policinë, që përdorii edhe topat e ujit për t’i shpërndarë. Turma theu një barrierë duke dalë jashtë, por policia shumë shpejt i ktheu prapa.

Protestuesit dëmtuan një numër ndërtesash dhe i vunë zjarrin gomave, dyshekëve dhe mobiljeve të thyera. Zjarrfikësit dolën në vendngajrje, së bashku me forcat shtesë të policisë.

Një zëdhënës i policisë tha se po zhvillohen biseda me protestuesit.

Nuk ka njoftime për lëndime dhe as arrestime.

Bullgaria ka ndërtuar një mur në kufirin e saj me Turqinë dhe i ka forcuar kontrollet në kufijtë e saj për të parandaluar hyrjet ilegale të migrantëve.

Add a Comment

%d bloggers like this: