|E mërkurë, Janar 17, 2018

Përmbyset autobuzi me 40 pasagjerë, 28 plagosen 

Gjirokastër – Një autobus me 40 pasagjerë në të është aksidentuar mëngjesin e sotëm aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në vendin e quajtur si Uji i Ftohtë, një segment tejet problematik, ku drejtuesi i autobusit Ilia Silos rreth 50 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit.

Autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 28 persona të cilët janë transportuar spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autobusi i përfshirë në aksident po kthehej nga Greqia. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Stopohen autobuzat e linjës Prishtinë – Beograd

Kosovë - Është anuluar nisja...

Close