|E premte, Shkurt 23, 2018

Përmbytja, filloi ndarja e ndihmave të para . 

shtabi emer tek banoret 1Fier – Gjendja e banorëve të zonave të përmbytura është drejt përmirësimit pamvarësishtë rreshjeve të shiut që vijojnë të bien. Më  problematike mbetet gjëndja në Darrëzezë  për shkak të evakuimit të bagëtive të imta. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të shtabit të emergjencës  pranë prefekturës së qarkut Fier të cilat pohojnë se në të gjitha zonat e përmbytura filloi shpërndarja e ndihmave të para.

Sipas Maksi Gogës  janë shpërndarë 200 pakot e para  me ushqime ku çdo pako ka 15 kg  ku janë 4 kg vaj, 4 kg makarona,  4 kg oriz, 2 kg sheqer, tre kuti konserva mishi dhe kripë. Në të gjitha zonat e përmbytura vijon furnizimi I me uj të pijshëm me autobote për banorët.

Problem mbetet Darrëzeza, pohojnë burimet e informacionit nga shtabi I emergjencës civile . Problemi qëndron se çobantë  edhe pse janë larguar , evakuar nga policia dhe ushtria , ata përsëri shkojnë në stanet e tyre ku kanë bagëtitë e tyre. Në lidhje me këtë problem janë dërguar dy gomone për të ndihmuar çobanët për të kryer evakuimin e bagëtisë së imtë , thanë  burimet e informacionit nga shtabi I emergjecës civile pranë prefekturës së qarkut Fier.

Nga ana e sajë bashkia Fier ka njoftuar nëpërmjet medias lokale  se edhe tre ditët në vijim prurjet në basenet e Semanit dhe të Vjosës do të jenë në rritje për shkak të rreshjeve që vijojnë të bien. Qytetarët janë të lutur që për çdo rats apo emergjencë  të njoftojnë shtabin e emergjencës civile pranë prefekturës së qarkut Fier nëpërmjet një numurit telefoni celular që ata kanë vënë në dispozicion të tyre për 24 orë .

uji pijsh tek banoret mjeksia tek banoret shtabi emer tek banoret 1

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja lidhjet nepotike në Këshillin Kombëtar të të rinjve demokratë (emrat)

Tiranë - Tkurrja pa frena...

Close