|E diel, Dhjetor 17, 2017

Përmbytjet, banorë të izoluar në Levan e Darrëzezë . 

10947199_10203745274052194_6606736055435941329_n12 persona kanë mbetur të bllokuar nga uji i cili ka dalë nga shtrati mbrëmjen e sotme në fshatrat e përmbytura të Fierit, ndërsa kanë kërkuar ndihmë pasi ndodhen në rrezik. 3 gra, 3 fëmijë kanë mbetur të bllokuar në banesën e tyre në fshatin Ferras, njëra prej grave është shtatëzënë.

 Ndërkohë që edhe 6 barinj të cilët ndodhen në një stallë pranë fshatit Qarr, apelojnë për ndihmë pasi janë rrethuar nga uji. Mësohet se disa bagëti të imta kanë ngordhur nga përmbytjet.

Njëra prej grave që kanë mbetur të bllokuar në fshatin Ferras ka kontaktuar në A1 Report duke bërë apel për ndihmë dhe duke përshkruar situatën e vështirë që ndodhen.

Viola Dorda tregon se ndodhet në soletën e banesë së saj bashkë me 3 fëmijë, vjehrrën e sëmurë dhe kunatën e cila është shtatzënë në muajin e 8-të. Gjatë lidhjes telefonike Dorda shton se uji është vetëm 0.5 metra nën taracë. Ajo apelon për ndihmë për shtetit duke theksuar se është shumë ftohtë.

“Ne jemi vetëm 3 gra kemi tre fëmijë, vajzën e vogël e kam 3 vjeçe. Kam kunatën shtatzënë 8 muajshe. Nuk kam lënë njeri pa kontaktuar. Vendi ku jam aktualisht quhet Ura e Qarrit. Jemi në soletë. Është shumë ftohtë. Uji edhe për 0.5 m hyn në taracë. Kemi 4 orë në taracë. Policia ka ardhur deri te rruga kryesore, na thanë që nuk kanë me çfarë të ndërhyjnë. Nuk e pandehëm që do na hynte uji brenda. Në taracë kemi dalë nëpër ujë.” –tha për A1 Report Dorda e cila e tensionuar thekson Si nuk gjendet një gomone për të na shpëtuar.

Ajo më tej deklaron se në zonën ku ajo ndodhet ka edhe familje të tjera të cilat janë mbi taracë.  Forcat e emergjencave ndërhynë sapo morën lajmin, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Sipas informacioneve, 3 gratë dhe 3 fëmijët, gëzojnë shëndet të mirë dhe ndodhen nën përkujdesje të plotë.

Drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi, ka lajmëruar pas një lidhje telefonike se tashmë janë shpëtuar 12 familje në Levan si dhe 3 gratë e 3 fëmijët që ndodheshin në tarracën e banesës së tyre. Gjithashtu, Prençi hodhi poshtë lajmin e rremë që një media bëri të ditur për një bllokim të mundshëm të tij gjatë operacionit të shpëtimeve.

Drejtori i emergjencave, ka lajmëruar se po merren të gjitha masat e nevojshme për të siguruar jetën e banorëve. Ushtria dhe shtabet e emergjencës ndodhen në gatishmëri të plotë.
Aktualisht aksi nacional Vlorë-Fier vazhdon të jetë i pakalueshëm për shkak të lumit Vjosa i cili ka dalë nga shtrati.

Nëntë familje janë të izoluara nga uji në fshatin Darëzez komuna Dermenas ne rrethin e Fierit. Banoret apelojnë për ndihme nga skuadrat e shpetimit qe ndodhen ne terren. Ndërsa në fshatin Ferras komuna Levan janë 4 banorë që kërkojnë ndihmë për tu evakuar.

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatrat e Fierit raportohet se vetem ne fshatin darëzez janë dhjetëra shtëpi nën ujë dhe rreth 2000 bagëti të mbytura.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja lista e FRPD-së, Fieri me figura suprizë

Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir...

Close