|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Përmbytjet/ Komisionet e verifikimit zbresin në terren 

Në Tiranë dhe Fier vijojnë të jenë të akomoduar në qendrat rezidenciale sociale 70 qytetarë të evakuuar. Sipërfaqja nën ujë është reduktuar në rreth 4,000 ha, nga mbi 10,000 ha toka që u përmbytën. Zonat më të prekura janë në Fier, Lushnjë dhe Vlorë.

Pas tërheqjes së ujërave, strukturat shtetërore kanë filluar dezinfektimin e banesave, qendrave shëndetësore, shkollave, baxhove, thertoreve dhe minimarketeve, në bashkitë Gjirokastër, Vlorë, Berat, Urë Vajgurore dhe Krujë. Akset kombëtare janë të hapura. Në disa rrugë rurale vijon puna për zhbllokimin e tyre.

Pas tërheqjes së Vjosës, Bashkia e Fierit do fillojë sot verifikimin e dëmeve të zonave të përmbytura. Janë 5 grupe verifikimi, të cilët do të shkojnë në cdo familje. Në grup janë inxhinierë ndërtimi, përfaqësues nga njësitë administrative, një përfaqësues të emergjencave civile të bashkisë dhe kryeplaku i fshatit.

Për cdo banesa të dëmtuar po mbahet një dokumentacion përkatës, ndërsa urdhri është që deri ditën e premte të përfundojnë kontrollet dhe verifikimet në terren. Nga përmbytjet në fundjavë në Darzezë, Qarr, Levan, por edhe shumë fshatra të tjerë të Fierit u dëmtuan shumë banesa.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
30 familje të përmbytura sa here që bien shira në Dërmënas (fotot)

Fier - Rreth 30 familje në njësinë...

Close