|E premte, Shkurt 23, 2018

Përmbytjet, shënohet viktima e parë . 

157146Pogradec – Mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e parë nga përmbytjet. Mësohet se lumi Vërdovë në Pogradec ka dalë nga shtrati dhe rrjedha e tij ka marrë një grua 38-vjeçare.

Lajmi i dhënë fillimisht nga banorë të zonës është konfirmuar më pas nga policia e qytetit të Pogradecit, e cila bën me dije se kanë nisur kërkimet për gjetjene trupit të 38-vjeçares.

Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se 38-vjeçarja që është marrë nga rrjedha e lumit është Monika Abrashi. Sipas hetimeve paraprake Monika Abrashi ka qenë duke pastruar oborrin në momentin që lumi i Vërdovës ka dalë nga shtrati duke përfshirë në rrjedhën e saj edhe viktimën e parë nga përmbytjet.

Rinisin reshjet e shiut, në jug sërish frikë nga përmbytjet 
Reshjet e dendura kanë rinisur gjatë natës duke rritur sërish nivelin e ujit në lumenj i cili ishte ulur një ditë më parë pas rënies së intensitetit të shiut.

Ka qenë pikërisht kjo situatë e parashikuar nga meteorologët arsyeja edhe për thirrjet e autoriteteve që banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura të mos kthehen nëpër banesat e tyre.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë nisur prej 1 jave tashmë kanë mbuluar 17 mijë hektarë tokë dhe kanë përmbytur edhe disa banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por edhe në bujqësi dhe bagëti në disa zona.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme bilanci i përmbytjeve deri më tani është 17 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë, 5 mijë hektarë mbi të cilat ka dhe banesa janë gjithashtu nën ujë.  Nga përmbytjet 600 familje të evakukuara, e ndërsa pjesa më e madhe e tyre është strehuar tek fqinjët apo të afërmit. Sipas Ministrisë së Brendshme janë shpërndarë pako ushqime si dhe janë angazhuar 2100 forca në terren.

Në Vlorë niveli i lumit të Vjosës ka rënë, por situata është nën monitorim pasi ka reshje të shumta në Gjirokastër dhe pritet që të shtohen ndjeshëm prurjet e lumit, në kaskadën e Selevecit niveli i ujit ka rënë 10 cm aktualisht.

 10885132_841230505940493_5157306528268622485_nDarzeza edhe sot zona më problematike, ja situata në jug
Në orët e para të mëngjesit situata e reshjeve dhe përmbytjeve në zonat jugore si në Gjirokastër ashtu edhe në Fier paraqitet gati-gati e njëjtë si ajo e editove të fundit ku uji mbizotëron në çdo pjesë.

Fshatrat e komunave Frakull e Levan në Fier edhe gjatë ditës së sotme janë nën pushtetin e ujit, teksa reshjet kanë vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme.
Më kritike situata paraqitet në fshatin Darzezë ku shumica e banorëve janë ende të evakuuar.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në komunën Levan ka nisur groposja e bagëtive të ngordhura.

Në Vlorë situata e përmbytjeve në komunën Novosele paraqitet disi me e qetë teksa gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur reshje shiu.
Uji është tërhequr nga një sipërfaqe e konsiderueshme e tokës dhe shumë banesa.

Pronarët e shumë shtëpive janë kthyer në godinat e tyre ku po përballen me dëmet paraprake.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ilva Tare feston ditëlindjen në punë, shumë lule dhe urime (fotot)

Gazetarja e njohur Ilva Tare...

Close