|E martë, Dhjetor 12, 2017

Përurohen ambientet e reja të qendrës rinore “Epoka e Re” . 

10390134_664708643599421_281217711094771242_n    Fier – Ministri I Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj dhe ambasadori I Suedisë në Tiranë Patrick Svensson kanë marrë pjesë në përurimin e ambienteve të reja të qendrës Rinore “Epoka e Re”. Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të pushtetit lokal, drejtues shkollash, dashamirës e bashkëpunëtorë të kësaj organizate, si dhe të rinjtë, aktivistët e përhershëm të qendrës rinore.

Në fjalën e saj Drejtoresha e Qendrës Rinore “Epoka e Re” Znj. Nevila Jahaj shprehu mirënjohjen për Bashkinë Fier dhe kryetarin Z. Baftjar Zeqaj për mundësimin e ambjenteve të reja ku kjo qendër do të ushtrojë nga sot aktivitetin e saj ditor.
“Ishte një ëndërr që na udhëhoqi për shumë vite dhe sot falë Bashkisë Fier dhe kryetarit të saj Z. Baftjar Zeqaj u bë realitet. Mirënjohje e pafundme nga stafi dhe të rinjtë e kësaj qendre rinore. Ky moment kaq special, që do të mbetet në memorien tonë gjatë do të jetë motiv për angazhime të reja, për nxitjen e vullnetarizmit dhe ndërgjegjësimit qytetar”- u shpreh Znj. Jahaj.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Z. Erion Veliaj, pas përgëzimeve për këtë mbështetje të fuqishme që i ka dhënë Bashkia qendrës së vetme rinore në Fier është angazhuar se do të ketë në fokusin e punës së tij si Ministër i rinisë, përkrahjen dhe motivimin e tyre për të ecur përpara gjithnjë e më shumë, pasi të rinjtë janë vizioni I së ardhmes.

Disa vëllime, romane, botimet më të fundit ishin dhurata që Ambasada Suedeze u bëri të rinjve dhe qendrës rinore “Epoka e Re” në ditën e tyre të shënuar.
“Bashkia e Fierit nuk I ka dhënë “Epokës së Re” vetëm 200 m2, por i ka dhënë besimin dhe detyrimin për të përmbushur sa më mirë misionin qytetar të një organizate rinore, të cilën jam I bindur se e përmbushë me shumë sukses dhe profesionalizëm sic ka bërë deri tani” – ka thënë në fjalën e tij midis të tjerash ambasadori I Suedisë në Tiranë Z. Patrick Svensson.

Shiriti I përurimit të këtij institucioni kaq të rëndësishëm rinor edhe pse ishte programuar për tu prerë nga Ministri dhe ambasadori I Suedisë me kërkesë të tyre u pre nga dy aktivitët më të rinj të qendrës rinore, si një shenjë jetëgjatësie dhe angazhimi maksimal.
Bashkia e Fierit ka vënë në dispozicion të qendrës rinore “Epoka e Re” rreth 200 m2 për të siguruar më shumë hapësira për aktivitetet ditore të të rinjve të qytetit të Fierit të cilët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë pikërisht në këtë qendër, duke u angazhuar në kurse e grupe të ndryshme që zhvillohen, trajnime, takime etj. Ambasada suedeze dhe donatori kryesor I qendrës rinore “Epoka e Re” Olof Palme Center kanë bërë të mundur aredimin e këtyre ambjente, duke u krijuar kushte sa më komode me frymë novatore të rinjve të Fierit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha: Të ik Tahiri që të zbardhet e vërteta e përgjimeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë...

Close