|E hënë, Shkurt 19, 2018

Përziheni uthullën e mollës dhe pluhuri më nuk do të mblidhet në shtëpi 

Ekziston truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me këtë përbërje dhe rezultati do t’ju ngazëllejë.

Pastrimi i pluhurit për shumicën e njerëzve është ankth i vërtetë pikërisht për atë që shumë shpejt sërish shtresohet, dhe duket sikur nuk keni pastruar fare.

Epo ekziston një truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me përbërjen e uthullës së mollës dhe glicerinës, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 litër ujë
– 1 lugë uthull molle
– 1 lugë glicerinë

Procedura:

Përzieni mirë ujin, uthullën e mollës dhe glicerinën.

Lëngun qiteni në leckë pambuku dhe me të lyeni mirë të gjitha sipërfaqet.

Këshillë shtesë:

Uthulla e fortë do të largojë njollat kokëforta nga sipërfaqet e xhamit, ndërsa lavamani i juaj i porcelanit po ashtu do të shkëlqejë përsëri.

Për pastrimin e kromit përgatitni një përzierje të uthullës me pak sodë bikarboni, ndërsa dyshemetë lani me përzierjen prej një 1/3 uthull të alkoolit, 1/3 alkoolit mjekësor, 1/3 ujë dhe tri pika të preparatit për larjen e enëve.

Tretja e ujit dhe uthullës së bardhë do të largojë papastërtinë nga raftet dhe muret e frigoriferit dhe aromën e ushqimit të prishur.

Uthullën mos e përdorni në mermer dhe granit.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A kërkoi Soros "eleminimin" e Metës pas takimit me Ramën dhe Bashën ?!

Tiranë - Ndonëse vizita e...

Close