|E diel, Gusht 20, 2017

Pesë shkolla të mesme nën hetim për leshim diplomash fallco. 

hqdefault    Fier – Shtohet lista e personave me diploma false, nënë hetim të tjera shkolla të mesme.

Burime të sigurta prej Drejtorisë së Policsë së Qarkut Fier janë duke hetuar në pesë shkolla të mesme ku dyshohet se janë diploma fallco . Nënë hetim janë shkolla e mesme Povelcë, shkolla e mesme Kafaraj, shkolla e mesme në Seman, shkolla e mesme në Hekal të Mallakastrës dhe në një shkollë të mesme në Fier. Gjithë dokuemntacioni I këtyre shkollave po kalonë në “sitën” policore për verifikime , ndërkohë që mendohet se lëshimi I diplomave fallco është bërë për persona që kanë dashur të vijojnë shkollën e lartë në universitete private apo edhe për ata persona që kanë qënë fitues të llotarisë amerikane në vite të ndryshme.Në lidhje me këtë të fundit të gjithë fituesit e llotarisë amerikane në vitë që kanë pasur diplomë të shkolës së mesme fallco është kapur dhe është skualifikuar.

Pagesa për cdo diploma varionte nga shuma 1200 deri në 1500 euro. Po këto burime informacioni pohojnë se pranë zyrës së krimit ekonomiko financiar kanë shkuar ankesa se titullarë institucionesh pa mbaruar shkollën e mesme janë paisur me diploma fallco e kanë vijuar më pas shkollën e lartë. Një rast është , pohon burimi I informacionit , se një titular institucioni ka fallsifikuar diplomën e shkollës së mesme të vëllait ( prishi emrin e vëllait e vendosi emrin e tijë në regjistrin e amzës) duke e marë vetë diplomën e shkollës së mesme më pas ka mbaruar universitetin në Vlorë.

   Disa jave me pare polici941415_137925893062901_771656361_na vuri ne pranga Faik beqaj ish drejtorin e shkolles se mesme “Adem Vrapi ” ne Roskovec i cili dyshohet se ka dhene diploma faco kundrejt pageses 1000 deri ne 1500 euro, ka pohuar policia Fier.

Fenomeni I paisjes me diploma të shkollës së mesme në Fier duket se ka marë përmasa edhe më të mëdha nga cfarë ishte parashikuar. Në një deklaratë për shtyp policia ka pohuar zyrtarishtë se shtatë personave të parë ( hetohen të lirë për diploma false në shkollën e mesme “Adem Vrapi “ në Rrokovec) nën hetim të lirë janë edhe gjashtë persona të tjerë ku katër janë femra dhe dy janë meshkuj. Ata janë : A.M, vjece 32 banuese në Dibër. B.B, vjece 33 banuese në Tiranë, E.Ç, vjece 32 banuese në Fier, R.Ç, vjec 32 banuese në Fier si dhe meshkuj B.D, vjec 34 banues në Fier, J.S, vjec 32 banues në Fier.
Mbi këta persona rëndon akuza e fallsifikimit të dokumentave shkollore, diploma fallso të cilat sipas burimeve zyrtare të policsë dyshohen se janë marrë në shkollën e mesme “Adem Vrapi” në Roskovec.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vazhdojnë ham – ham-et mes Taulantit dhe de Biasit

Taulant Xhaka dhe Gianni de Biasi po e vazhdojnë ‘luftën’ me fjalë mesë tyre Gianni de Biasi, gjatë një interviste...

Close