|E hënë, Tetor 23, 2017

Petro Koçi: Lazarati, bastion i PD-së, Berisha të denonconte veten të parin, si kryeplak i Shqipërisë që ishte. 

untitled.JPG 11111    Tiranë – “Berisha të denonconte veten të parin, si kryeplak i Shqipërisë që ishte, pastaj kryetarët e tjerë të komunave”.

Kjo ka qënë fjala e kryetarit të PSV’91, gjatë një interviste në Rtv Ora News, për situatën e krijuar në Lazarat dhe aksionin e ndërmarrë nga policia e shtetit, për asgjesimin e lëndëve narkotike.

Koçi ka kujtuar urdhrin e lëshuar nga ish kryeministri Berisha për përballjen me ligjin të çdo kryetari komune që nuk jepte informacione mbi kultivimin e lëndëve narkotike.

Ish-ministri i Rendit Publik kritikoi deklaratën sotme të PD-së , sipas të cilit ishte e zbehtë.

Ai e ka çilësuar Lazaratin si bastion të PD-së dhe sipas tij, ajo zonë nuk përbën vetëm fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike, por shndërrimin e Lazaratit në një fortesë të pakapshme nga shteti.

“ Nuk ka anjë vend si Lazarati, nuk është thjesht fenomeni kriminal i kultivimit dhe pastaj trasportimi i lëndëve narkotike. Aty kemi të bëjmë me banda kriminale, këtu po bëhet fjalë për nje histori shumë vjeçare të shndërrimit të Lazaratit në një lloj fortese politike të pakapshme dhe të pakontrollueshme nga shteti, ky është problemi. Ka zona të tjera ku ka kultivim të lëndëvë narkotike, ku kultivohet në mënyra të specializuara , por policia në to e ka më kollaj të ndërhyj”, tha ai.

 Si i keni parë operacionet e fundit të policisë për goditjen e grupeve kriminale?

Kam ndjekur me shumë vëmendje duke shpresuar në sukses sa më të shpejt të këtij aksioni masiv duke thënë se është një nga aksionet më të rralla që ndërmerren në luftën e krimit në Republikën e Shqipërisë.

Pse e vlerësoni si një ndër operacionet më të rralla, nuk ka patur në optikën tuaj operacione të këtij lloji për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike ?

Ka patur, por për nga përmasa dhe angazhimi i numrit të forcave është nga aksionet e pakta . Ka patur momente historike si kriza në Kosovë, ose kriza e refugjatëve, ku policia ka qenë në një permasë të tillë, por në këtë fokus, për kultivimin e lëndëve narkotike është ndër më të rrallat dhe i shumë pritur nga operacionet publike.

Duke qënë se ky aksion ndërmerret në momentin kur Shqipëria pret në fund të muajit marrjen e statusit kandidat.A mund të quhet ky aksion si një operacion që bëhet për këtë arsye, apo bëhet fjalë për një ndërmarrje të policisë që nuk ka lidhje me statusin?

Mund të këtë analistë që e interpretojnë, por çështja e integrimit të Shqipërisë në BE dhe marrja e statusit si vend kandidat është një motiv më shumë për organet e shtetit, për të vepruar në atë fushë që quhet sundimi i ligjit. Sundimi i ligjit ka qenë në përpjekje për shkak të disa fenomeneve që lidhen me suksesin apo mos suksesin e drejtësisë në Shqiperi por edhe të një rasti si Lazarati ku ka patur dyshime reale dhe objektive lidhur me aftësine e shtetit për të kontrolluar territorin në atë pjesë. Në këtë zonë problemi nuk është vetëm kultivimi dhe prodhimi i lëndëve narkotike. Aty kemi të bëjmë më banda të armatosuara, armëmbajtje pa leje, me organizata kriminale dhe përdorim të qytetarëve të thjeshtë si element për të bërë presion dhe mburojë të sulmeve te policies. Nuk është hera e parë kjo që ndodh në Lazarat.

Lazarati ësht kthyer si simbol i kultivimit të drogës, i njohur ndërkombtarisht, por Lazarati nuk lindi sot, ka vite që mbahet si problem dhe sofistikohet. ju keni qenë Minister i Brendshëm ,çfarë mbani mend?

Në kohën që nisa punë, ka qenë pas 14 shtatorit të viti 1998, atëherë problem ishte siguria e rrugës Gjirokastër-Kakavije. Në atë kohë bandat nga Lazarati sulmonin dhe rrugën dhe makinat duke shkaktuar shpesh dëmë dhe ne njerëz. Atëhërë ka qenë një sfidë tjetër. Duhej rivendosur rendi pas 1997.

Pra ju thoni që problemi i kultivimit të drogës ,ka lindur më pas?

Natyrisht nuk ka qenë i tillë emri i Lazaratit para 1997. Më shumë, deri ne 97 Lazarati dukej si bastion politik i PD-së, ku pjesa kriminale fitonte para dhe pasuri të paligjshme kryesisht përmes kontrabandës. Duke fituar imunitet për tu kontrolluar nga shteti, lindi dukuria masive e kultivimit të drogës.
Aty terreni është i vështirë, nu ka një ndarje të qartë mës grupeve kriminale dhe pjesë s tjetër të fhjsdhatiti ,për shkak dhe të lidhjeve fisnore. Të gjitha këto kanë qënë arsye qëe e kanë berë të vështirë ndërhyrjen më të shpejt në lazart. Lidhjet mes ksaj pjese kriminale dhe PD kanë qënë shume aktive, edhe sot reagimin e shume pritur nga PD< pamë së paku që deklarata ishin as mish as peshk, ne fjalitë e përgjedhura u pa që vektori i goditjes të bjerë mbi policinë mbi MB.

U tha që mbeshtetet policia në operacionin që është ndërmarrë.

Ka qënë vemendja shumë e madhe për të goditur pjesën e qeverisë. Ky është një rast që kërkon bashkëpunimin dhe konsesunin e të gjithë faktorëvë progresist të shoqërisë, përfshi dhe faktorët politikë. Eshtë ë pafalshme për PD që deklarohet me vonesë për ngjarjet dhe kujdesi i tepruar për të goditur më shumë pjesën qeveritare ,dhe jo grupet kriminale, e kompromenton atë.

Ishte një deklaratë e PD, pas deklaratës së Flamur Nokës, i cili e cilësoi show banditesk atë që po ndodh në Lazarat ,por dhe në zona të tjera ku kultivohet kanabis?

Unë çuditem me deklarata të tilla. Fakti që ka qënë Ministër i Rendit Publik, duhet tii krijonte standartin që të ishte i kujdesshëm në deklarimet publike. Më mirë të hështësh sesa ta quash operacionin shoë banditesk. Pavarësisht nga rezervat që mund të kene me qeverisjen aktuale, kemi të bëjmë me një njollë turpi për Shqipërinë.

Zoti Noka dhe deputetë të tjerë të opozitës kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për një Lazarat, pasi gjithë Shqipëria është shndërruar në një Lazarat për prodhimin dhe kultivimin e drogës?

Dihet që ky fenomen është gjerësisht i përhapur ,por nuk ka asnjë vend si Lazarati, nuk është thjesht fenomeni kriminal i kultivimit dhe pastaj trasportimi i lëndëve narkotike. Aty kemi të bëjmë me banda kriminale. Këtu po bëhet fjalë për një histori shumë vjeçare të shndërrimit të Lazaratit në një lloj fortese politike të pakapshme dhe të pakontrollueshme nga shteti, ky është problemi. Ka zona të tjera ku ka kultivim të lëndëvë narkotike, ku kultivohet në mënyra të specializuara , por policia në to e ka më kollaj të ndërhyj, ësht pak ndryshe ne Lazarat pavarësisht se si fenomen ësht i përhapur.

A nuk kishte forma të tjera për të ndëryrë në Lazarat, më të zbutura, për të mos shkuar në konfrontime të tilla, në të shtëna armësh mes policisë dhe bandave kriminale pasi aty ka dhe banorë të pafajshëm.

Sigurisht, mendoj se kjo ka qënë një nga arsye që nuk është ndërhyrë më parë. Nga informacioni publik di që kjo pjesë është konsumuar. Ne kemi parë përfaqësues të policisë që kanë shkuar dhe kanë komunikuar me komunitetin. Ndërkohë zgjedhjen e armevë nuk e beri policia, ajo vajti për një aksion si kudo tjetër. Të dhënat ishin të tilla që përgatitja duhet të ishte për ti’u përgatitur një zjarri të mundshëm. Nuk është si zonat e tjera, zgjedhjen e perdorimit të armevë e beri grupi kriminal, jo policia. Ajo vajti të kontrolloj terrenin, për të parë parcelat, për të asgjesuar, nuk ka ndërhyrë me armë që në fillim.

A do ishte kjo zgjidhja e problemit të Lazaratit, hyn policia ,shfaros mbjelljen dhe arreston 10 -15 veta. A do ishte kjo zgjidhja për Lazaratin ,se vjen përseri koha e mbjelljes dhe përsëritet e njejta gjë?

Ky është fillimi i shëndetshëm i zgjidhjes, aty janë arrestuar dhe më parë figura kriminale dhe në 97. Mendoj se ky do ishte një sukses i madh, asgjesimi i gjithçkaje dhe arresitimi i bandës kriminale.

A nuk iu duket se ka një lloj politizimi të gjithë kësaj çështje. Pati një takim me ministrin Tahiri dhe kryetarin e komunës së Lazaratit, i cili ka ikur me nervozizëm, ndërkohë ministri deklaroi se nëse nuk bashkëpunon do trajtohet si kriminel. A nuk duhet që politka ta lërë të qete policinë në rastë të tilla ku rrezikohet dhe jeta e efektivëve?

Kryetari i komunsës nuk është thjeshtë figurë politikë , ai ka përgjegjësi shtetërore. Duhet të mos ngatërrojmë formacionin politik ku ai bën pjesë me përgjëgjësitë shtetërore, që ai është i detyruar si kryetar i komunës. Nuk është detyrë partiake, është detyrë shtetërore. Ky është më i detyruar, është i kryedetyruuar të zbatoj ligjin. Ai mban përgjegjësi. Çdo kryetar komune atje, për shkak të votave që pretendon të marrë në zgjedhjet që vijnë është i gatshëm të lëshoj standartet ligjore.Ne duhet të kemi njerëz qe nuk mendojnë për mandate e ardhshëm, por zbatimin e ligjit.

Ka një urdhër të lëshuar nga ish kryeministri Berisha, që kryetarët e komunave, kryepleqtë e fshatarve, nëse nuk japin informacion për kultivimin e parcelave me hashash, do përballen me ligjin?

Ky është ligj.

Është zbatur shumë pak ose fare.

Sepse Berisha duhet ta zbatonte nga vetja, kreplak i Shqipërisë ai ishte, pastaj vinin këta të tjerët.
Në rastin konkret mendoj se përgjegjësitë e kryetarit të komunës vijnë prej këtyre lidhjeve që ai ka me figurat kriminale.

alb365.com/oranews.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama : Kenaqesi pritja nga kryebashkiaku të Nju Jorkut

USA - Në stacionin e parë të vizitës së tij në SHBA, kryeministri Edi Rama është pritur nga kryebashkiaku i...

Close