|E hënë, Korrik 24, 2017

Piloti i avionit njeh shqiptarë të proceduar për drogë, avioni mbante deri 2 ton drogë 

Durrës – “Shkoni pak në Durrës, sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash. Sapo, çështje 2 minutash është rrëzuar një avion tjetër në Ishëm. Qielli i Shqipërisë, në vend që të mbushet me avionë të transportit të qytetarëve është mbushur me mushkonja të transportit të drogës.Provën e keni në Durrës”.

Kjo deklaratë e deputetit Flamur Noka në parlament ka hedhur dyshime riaktivizimin e linjës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike me avion.

Por fil pas kësaj policia dha versionin zyrtar te ngjarjes duke konfirmuar faktin se një avion është ulur në fshatin Gotull të Ishmit të zonës së Durrësit rreth orës 08: 45 minuta por sqaroi se ai ishte turistik dhe së pas një defekti ka bërë ulje të detyrueshme duke pësuar dëmtime gjate uljes.

Avioni drejtohej  nga piloti italian 69 vjeçar Guido Andrea Guidi dhe ishte nisur nga Bari me destinacion veriun e Italisë por sipas deklaratës së tij, i kishte pëlqyer koha e bukur dhe kishte vendosur të kryente një fluturim mbi det.

Mjetit fluturues është ulur mbi një tokë bujqësore, dhe gjatë uljes avioni është dëmtuar ndërsa piloti megjithëse nuk ka pësuar asnjë dëmtim është shoqëruar ne spitalin rajonal të Durrësit për një kontroll mjekësore. Sipas policisë ne mjetin e tij nuk u konstatua asnjë send i paligjshëm.

Në lidhje më ngjarjen u angazhua fillimisht prokuroria e Durrësi dhe pas dyshimeve të ngritura për trafik ndërkombëtar droge u angazhua prokuroria e Krimeve të Rënda.

Burime të Ora News mësojnë se organi i akuzës është vënë në dijeni nga policia në orën 12 të mesditës, pra afro 3 orë pas rrëzimit të avionit dhe menjëherë në vendngjarje ka shkuar prokurori i gatshëm.

Prokurorët kanë marrë në pyetje pilotin, i cili pas vizitës mjekësore u shoqërua ne komisariatin e Durrësit ku dhe është marrë në pyetje. Së bashku me të, janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë kryesisht banorë të zonës.

Gjithashtu, pala shqiptare i ka kërkuar informacion edhe autoriteve italiane të drejtësisë në burime konfidenciale është mësuar se piloti italian rezulton të ketë njohje me shtetas shqiptar në Itali, të proceduar për trafik droge, ndërsa ai vetë rezulton i dënuar në shtetin e tij por korrupsion.

Burimet konfirmojnë se avioni është i përmasave të mëdha dhe mund të mbajë një ngarkesë 1.5 deri në 2 ton.

Dyshimet për trafik droge shtohen me tej edhe pas konfirmimit te aviacionit civil se avioni që ka rënë në Ishëm nuk kishte leje për të qarkulluar në territorin shqiptar. Sipas Ministrisë së Transporteve, leja kërkohet 48 orë përpara fluturimit duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm.

alb365/oranews

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Festohet festa e “Pazari I Roskovecit” (fotot) https://t.co/vMBfiEUfEw via @wwwalb365com
11,311 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
I ftohti nuk kursen as kafshët, ngordh dhelpra në Drin

I ftohti polar që ka përfshirë vendin tonë nuk po kursen as kafshët. Gjatë ditës së sotme është gjetur një...

Close