|E enjte, Maj 25, 2017

Piloti italian rrëfehet – Erdha të testojë pistën për trafik droge 

Piloti italian Guido Andrea Guidi ka pranuar përpara policisë se ka ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar në Ishëm, me qëllim që të ngrakonte herën tjetër drogë dhe më pas ta transportonte në Itali.

Burimet për Ora News bëjnë të ditur se piloti italian është marrë disa herë në pyetje nga piolicia e Durrësit dhe ka dhënë dëshmi kontradiktore.

Sipas të njëjtave burime Guido Andrea Guidi ka deklaruar se do të rikthehj sërish në Shqipëri për të transportuar drogë.

69-vjeçari italian mësoshet se kishte hyrë edhe herë të tjera në territorin shqiptar si turist, por jo me avion.

Avioni u rrëzua sot (15 shtator 2016)

Avioni i vogël u rrëzua sot në zonën e Ishmit, ndërsa i pari që dha lajmin ishte deputeti i PD, Flamur Noka në Kuvend.

Pas këtij lajmi policia deklaroi  pranon se avioni i vogël ishte rrezuar rreth orës 08: 45 minuta (15 shtator) por se avioni i drejtuar nga  piloti italian 69 vjeçar, Guido Andrea Guidi  ishte turistik  ishte nisur nga  Bari me destinacion veriun e Italisë. Në lartësinë 4- 5 mijë këmbë kishte pësuar defektin që e kishte detyruar të ulet. Ndërsa Aviacioni Civil deklaron se avioni nuk kishte leje fluturimi në territorin shqiptar.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arti i rrugës po i jep një prespektivë botës (fotot) https://t.co/69iffwWwc4 https://t.co/VY7dH30yBB
11,305 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja sa rezerva ari ka Shqipëria

Këshilli Botëror për Ari ka bërë publike listën e re të 100 vendeve që kanë më shumë rezerva të arit....

Close