|E hënë, Qershor 26, 2017

Pjeshka dhe vetite e saje. 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA     Pjeshka është një frut i cili mbillet dhe mund të rritet fare mirë edhe në kushtet klimaterike të vendit tonë. Përveç se mund të shijohet si një frut shumë i shijshëm, i cili ka edhe stinën tani, ajo mund të përdoret edhe për qëllime mjekësore.

Asaj mund t’i shfrytëzojmë gjethet, lulet, frutat dhe farat. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, sepse përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm në pregatitjen e kurave.

Pjeshka ka vlera të larta ushqyese e kuruese; përmban rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj.

Ajo këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë sepse ndikon krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës dhe zhvillimin e tij.

Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të bardhave, kundër hemorragjive dhe komoroideve.

Gjithashtu, në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve që janë acaruar. Lëngu i frutave (i thelpinjve) të pjeshkës, me pamjen e qumështit, është përdorur prej kohe kundër sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Miratohet Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2014 – 2020.

    Tiranë - Qeveria ka miratuar sot Planin Kombëtar për Integrimin Europian 2014-2020 (PKIE). Vendimi është marrë sot gjatë...

Close