|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Plehrat e Roskovecit ‘mbysin’ Marinzën (fotot) 

Fier – Grumbullimi I plehrave  nga të gjitha zonat e Roskovecit në fushën  e mbetjeve urbane në Marinzë është kthyer në një problem tepër shqetësues për banorët e kësaj fushe naftëmbajtëse e naftënxjerrëse.

Nuk mjaftonë era e gazrave që ndotin atmosferën por tashmë duhet që të durojmë edhe erën e qelbur të tyre, kanë pohuar banorë të Marinzës. Banorët janë të indinjuar  sepse janë ankuar me dhjetra e dhjetra herë dhe asnjëherë zëri i tyre nuk është marr parasysh nga kryebashkiakja e Roskovecit majlinda Bufi që më shumë interesohet për tendera sesa për jetën e banorëve që i dhanë votëm që ajo të merrte drejtimin e bashkisë.

Të tjerë pohojnë se kur u vijnë nipër e mbesa  që janë emigrantë sëmurën nga aroma e keqe e plehrave  dhe ikin sapo shërohen e nuk duan që të rikthehen përsëri në Marinzë. Uj skemi, as për të larë as për të pirë, ajri i ndotur, toka e ndotur , ne jetojmë në mëshirë të fatit, pohojnë banorët e Marinzës

Edhe pse ata janë ankuar në bashkinë Roskovec asnjëherë këkrkesat e tyre nuk janë marrë parasysh prej bashkisë.

Sikur të mos mjaftonin problemet  nga ndotja e naftës  e tokës, ujit, atmosferës , tashmë afro 3 mijë banorë të Marinzës duhet të durojnë edhe erën e qelbur të mbetjeve urbane që vijnë nga të gjitha anët e bashkisë Roskovecit

vlcsnap-2016-10-06-12h37m20s188 vlcsnap-2016-10-06-12h37m30s39 vlcsnap-2016-10-06-12h37m50s224 vlcsnap-2016-10-06-12h39m01s181 vlcsnap-2016-10-06-12h39m17s87 vlcsnap-2016-10-06-12h39m28s201

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kryebashkiaku Zeqo uron një vit të mbar shkollor, prezanton projekte për arsimin.

     Fier - Kryetari I Bashkisë së Fierit Z. Baftjar Zeqaj në një konferencë për shtyp ka uruar në emrin...

Close