|E hënë, Tetor 23, 2017

Plumba tek “Liqeni”, plagoset 37 vjecari. 

durres-ambulanca-duke-transportuar-te-plagosurin   Fier – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në aksin rrugor Fier-Levan. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Liqeni’, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Petrit Muço, 37 vjeç.

Sipas policisë, 37-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip “Golf” me targa AA154DX, kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Nga ekspertiza e mjekësore, mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në gjoks.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje sapo janë lajmëruar dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fenomeni/ Popujt e varfër të Evropës konsumojnë prodhime të cilësisë së dobët

Shumë prodhues të njohur evropianë kanë produkte të këqija për shtetet e Evropës juglindore. Akuzat për këtë temë kanë nisur...

Close