|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

‘Poçja’ nga Vlora, braktis makinën me 77 kg drogë në Vlorë 

Braktis makinën me 77 kg drogë në të dhe tenton të largohet por policia e arreston. Operacioni i koduar “Poçeria” u ekzekutua në qytetin e Vlorës dhe policia informoi paraditen e sotme.

Policia ishte vënë në ndjekje të automjetit tip “Benz” me targë TR 2051 K i cili u bllokua pasi Edlir Brokaj (drejtuesi) e braktisi  në lagjen “Lirimi” Vlorë.

“Menjëherë, forcat e policisë i’u vunë në ndjekje autorit dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë pranë vendit të quajtur “Ish-poçeria”, lagjia “Lirimi” Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 77 Kg (kilogram) të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 11 pako, mbështjellë me qese plastike të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në sedilet e pasme si dhe në bagazhin e këtij mjeti.”

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

–  77 Kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva

–  1 automjet tip “Benz” me targë TR 2051 K

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja ushqimet që janë burim i mirë i kalciumit

Pas moshës e 50 vjeçare femrave u rekomandohet marrja e rreth 1200 mg kalciumi në ditë, ndërsa një filxhan me fiq të thatë përmban 120 mg kalcium. Gjysmë filxhani me...

Close