|Sunday, December 11, 2016
  • NA NDIQ NË

Policët grek në kufi tallin by… me pasaportën shqiptare, u vënë kryq. 

Të paktën 60 shtetas shqiptarë janë kthyer ditët e fundit nga pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sipas qytetarëve, pala greke u kërkon shuma të konsiderueshme parash, ndërsa lejohen të kalojnë vetëm ata që kanë dokumente të rregullta. Shumë prej të kthyerve thonë se u kanë vendosur kryq në pasaporta.

Një fakt i tillë është pranuar edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili i ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë që po kthehen në kufi nga pala greke. Shqetësimin, ministrin ia paraqiti drejtorit të Policisë greke, Konstantinos Tsouvalas, gjatë një takimi në Tiranë.

Tahiri kërkoi nga pala greke të respektohet lëvizja e lirë e shtetasve në zonën “Shengen” dhe të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm kërkoi të zhvillohen hetime transparente dhe të plota për 2 rastet e humbjes së jetës në rajonet e policisë greke të shtetasve Ilia Kareli dhe Pëllumb Marknikollaj, si edhe kërkoi të respektohen të drejtat themelore të shtetasve shqiptarë, pavarësisht faktit nëse janë të ndaluar ose arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese të Greqisë.

Ministri Tahiri u kërkoi autoriteteve greke të marrin të gjitha masat në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla në të ardhmen.

Add a Comment

%d bloggers like this: