|E martë, Mars 28, 2017

Polici kultivues hashashi dhe bashkëpunëtor me trafikantë 

Prokuroria e Korçës zbardh detaje të reja lidhur me përfshirjen e oficerit të policisë, së Kolonjës në kultivimin e kanabisit.

Sipas organit të akuzës, oficeri i Policisë së Komisariatit Kolonjë, Edvin Meko, rezulton të jetë kultivues i drejtëperdrejtë i lëndës narkotike, si edhe bashkëpunetor me disa kultivues të tjere në zonë të cilët janë identifikuar nga një hetim i Prokurorisë së Korçës dhe ndaj te cileve gjykata ka caktuar masën e sigurise “arrest ne burg”.

Prokuroria bën me dije se oficeri i policise, Edvin Meko, nëpërmjet familjarëve të tij, ka mbjelle dhe kultivuar disa parcela me kanabis ne disa zona malore te Ersekes.

Prane parcelave te familjareve te tij kishin mbjelle lende narkotike edhe shtetasit Krenar dhe Mariglen Nuredini.

Oficeri i policisë u kishte dale garant këtyre dy shtetasve se do t’i njoftonte në rast se do të kishte operacione policore në atë zone.

Në fund te muajit korrik, Prokuroria e Korçës siguron nje informacion në bazë të cilit, ne zonen ku operonin keta shtetas, ishin mbjelle siperfaqe te medha me lende narkotike.

Prokuroria e Korçës zhvilloi hetimet, ne baze te te cilave u krijuan dyshimet e provuara se punonjesi i policise, Meko, bashkepunonte me kultivuesit.

Ne mesin e gushtit, nderkohe qe prokuria Korçë po zhvillonte hetimet e saj, Sherbimi per Ceshtjet e Brendshme dhe Ankesa  ne Ministrine e Brendshme, referon nje informacion po per punonjesin Edvin Meko.

Pasi u sigurua informacioni i nevojshem, ne baze te urdherit te Prokurorise, ne dt. 22.08.2016, u organizua operacioni per zbulimin dhe asgjesimin e parcelave ne zonen, e cila ishte objekt i ketij hetimi te Prokurorise.

Gjate operacionit, u faktuan dyshimet e krijuara nga ana e prokurorise per kultivim lende narkotike, pasi aty u zbuluan ne total rreth 17.500 rrenje cannabis.

Prokuroria e Korces vijoi hetimet per te identifikuar organizatoret dhe porositesit e lendes narkotike.

Ne vijim te hetimeve, Prokuroria kerkoi caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”, te cilat u pranuan nga gjykata per shtetasit, si me poshte:

  1. Edvin Meko
  2. Krenar Nuredini
  3. Mariglen Nuredini
  4. Jorgo Kristali
  5. Gramoz Bejko

Sipas Prokurorisë, Kristali dhe Bejko dyshohet se jane organizatoret dhe porositesit e lendes narkotike te mbjelle ne parcelat e te dyshuarve Nuredini.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PRANVERA ARABE DHE DIMRI I PERËNDIMIT https://t.co/ZmDqzJPyQc https://t.co/eJCmqPXAXH
4,232 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja shtëpia 35 milion euro e Mesut Ozil (fotot)

Mesut Ozil tashmë e ka shtëpinë e ëndrrave të tij Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil ende nuk e ka të...

Close