|E enjte, Qershor 29, 2017

Policia, 2 ne pranga dhe 3 nen hetim te lire ne 24 ore. 

-Drejtoria-e-Policisë-së-Qarkut-Fier-Foto-Rrapo-IsufajFier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ndalohen 2 shtetas, procedohen 3 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme
1. Sot më datë 23.05.2014, nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëvë në Drejtorinë ë Policisë Qarkut Fier, në kuadër të një operacioni policor u bë I mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Xhoeni Reshat Beqiraj, vjec 20, banues në Martinë Fier.Ndalimi I tij u bë pasi me vendimin Nr.263 datë 20.05.2014 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.Më datë 28.04.2014 rreth orës 13.00, ne lagjen “Kastriot” në afërsi të shkollës jopublike “Alen” ne bashkëpunim me shtetasit Françesko Bahaj dhe Aldorin Muçaj, të arrestuar, i janë larguar Patrullës së Policisë dhe kanë hedhur në tokë një qeske të mbushur me material bimor të dyshuar canabis sativa.Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë së së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.
2. Më datë 22.05.2014, nga Sektori për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit.
-E.R., vjec 32, banuese në Vlorë.
-R.L., vjec 31, banues në Burrel.
Procedimi penal për këta shtetas filloi pasi dyshohen se kanë fallsifikuar deftesën e shkollës së mesme. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale të “Fallsifikim i dokumentave shkollore” parashikuar nga neni 187 I Kodit Penal.
3. Më datë 22.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Sh., vjec 47, banues në Pojan Fier.-Procedimi penal për këtë shtetas filloi se ky shtetas dyshohet se rreth orës 10.00 ka goditur kushëririn e tij shtetasin L.Sh., vjec 52. Materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Fier për veprën penale të “ Dëmtime të tjera me dashje “ parashikuar nga neni 90 I Kodit Penal.
4. Më datë 22.05.2014 nga Komisariati i Policisë Lushnje u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Eglantin Refit Zeqo, vjec 39, banues në Saver Lushnje. Ndalimi I këtij shtetasi është bërë sepse Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje me vendim nr.41 dt.05.03.2014 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest ne burg” për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/1 I K.odit Penal.
5- Më datë 22.05.2014 në orën 14:00 ne sipërfaqet e tokave të fshatit Murris Lushnje, gjatë një kontrrolli që u bë nga komuna Fiershegan, buzë rrjedhës së lumit Seman u gjetën 20 bimë të ngjashme me bimët e canabis sativa.Kjo pjesë toke ku u konstatuan këto bimë nuk është e rregjistruar në emër të asnjë banori të fshatit Murris.Bimët ishin të mbjella në një hapsirë midis shkurreve dhe ferrave nga 30 cm deri 75 cm.Nga ana e Komisariatit të Policisë Lushnje po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit këtyre bimëve .Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale të “Kultivim i bimëve narkotike “ parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

alb365.com/Policia

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjinushi merr 4 parti nga e djathta

Tiranë -  Kreu i PSD Skënder Gjinushi mbledh partitë e vogla, ku diskutuan e institucionalizuan tryezën e reformës zgjedhore. Ajo...

Close