|E diel, Qershor 25, 2017

Policia, 2 ne pranga dhe 4 nen hetim te lire. 

Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 2 shtetas, procedohen 4 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme._policia1

1.Më datë 21.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi Amarildo Bexhet Muhametaj, vjec 20, banues në Kash Mallakastër.Arrestimi I tij u bë për veprën penale “Drejtim i automjetit pa Leje Drejtimi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, sepse më datë 21.05.2014, rreth orës 11.30, në lagjen “Kryengritja e Fierit” Fier, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në pikë kontrolli, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “BMË X5”, me targë AA377CV, i pa paisur me Leje Drejtimi. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.
2.Më datë 21.05.2014, nga Komisariati i Policisë Mallakastër u arrestua në flagrancë shtetasi Fioralbi Fadil Resulaj, vjec 27, banues në Patos Fshat Fier.Arrestimi i tij u bë sepse më datë 21.05.2014, rreth orës 18.00, në rrugën nacionale Ballsh-Fier, pranë godinës së bashkisë Ballsh, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë dhe e ka penguar atë në kryerjen e detyrës duke mos i dorëzuar dekumentet e mjetit dhe duke lëvizur mjetin ka dëmtuar një punonjës policie.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti autoveturë tip “Toyota” sportive, me targa angleze X757PGO dhe dokumentacioni përkatës.Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtim i të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal.
3.Më datë 21.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin L.Z., vjec 66, banues në Povelcë Fier.Procedimi filloi për veprën penale të ”Vetëgjyqësisë”, parashkuar nga neni 277 i K.Penal, pasi ka nërhyrë në pronën e shtetasit A.G., duke pretenduar se toka është e tij. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
4.Më datë 21.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., banues në Fier.Procedimi ndaj tij filloi për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion e lokaleve për lojra të pa lejuara”, parashikuar nga nenet 197 e 198 të Kodit Penal, sepse më datë 21.05.2014, ora 10.00, gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin në administrim të tij në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, u konstatua se ushtronte aktivitet të llotarisë sportive pa lejen përkatëse. U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materialë 1(një) monitor, 1(një) njesi qendrore, 1(një) printer dhe 1(një) kompjuter për lojra fati.Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.
5.Më datë 21.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje te lire për shtetasin M. Ç., vjec 74, banues në Lushnje.Procedimi penal ndaj tij filloi për veprën penale “Shkatërrim prone”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, sepse më datë 21.05.2014, rreth orës 10.00, në në lagjen “Kongresi” Lushnje, ka dëmtuar një pjesë të kollonës së godinës (ku nuk banon asnjë person) në pronësi të shtetasit F.D. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.
6.Më datë 21.05.2014, ora 18:30, në fshatin Konjat Komuna Dushk Lushnje, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit B.K., ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesë nga dritarja e dhomës së gjumit dhe kanë vjedhur një motokorrëse dore, nje vidio dhe tre telefona te markave te ndryshme pa karta. Grupi hetimor kreu veprimet e para, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Matrealet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

7.Më datë 21.05.2014, nga Komisariati i Policisë Mallakastër filloi procedimi penal për veprën penale të “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”, parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal, pasi ka bërë kallzim shtetasi D.A., vjec 49, se e kanë kërcënuar në telefon me numër të fshehtë.Po punohet për identifikimin e autorit. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për hetime të mëtejshme.Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 2 shtetas, procedohen 4 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

alb365.com/Policia

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
22 emigrantë të mbytur pranë ishullit të Rodit

Greqi - Të paktën 22 migrantë, në mesin e së cilëve 13 fëmijë, u mbytën dje në mbrëmje në brigjet...

Close