|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Policia, 2 ne pranga dhe 7 nene hetim te lire. 

    Fier – Nga strukturat policia-arrestimete Drejtorisë së Policisë Qarkut arrestohen 2 shtetas, procedohen 7 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

1. Më datë 09.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Eglivan Atija, vjec 31, banues në Sulaj Fier.Arrestimi i tij u bë se rreth orës 16.30 në Lagjen Apollonia Fier, është kapur nga patrulla e qarkullimit rrugor duke drejtuar motorrcikleten tip “Dajang”,pa targa pa leje drejtimi. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokuorisë Pranë Gjykateës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale të “Drejtim mjeti pa leje drejtimi” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 09.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Semini, vjec 42 banues në Verri Fier.Arrestimi i tij u bë se rreth orës 16.20 në fshatin Verri Fier, duke drejtuar motorrcikleten tip “Jamaka”,pa targa pa leje drejtimi humbet kontrollin e drejtimit dhe del jashtë rruge. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokuorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale të “Drejtim mjeti në menyre te pa rregullt” dhe “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 291 dhe 290/1 i Kodit Penal.

3. Më datë 09.06.2014 nga Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin M.M., vjec 25, banues në Cakran Fier.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në supermarketin e tij në fshatin Cakran Fier u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 steka me paketa pa pulle fiskale nga Ministria e Financave dhe 20 pako deteregjent larës të cilat dyshohen për amballazhim të fallsifikuar Materialet do ti kalojne Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të metejshme, për veprën penale të ”Fallsifikim I stampave dhe vulave” dhe “Ruajtja apo depozitimi I mallrave kondraband” parashikuar nga neni 190 dhe 179 i Kodit Penal.

4. Më datë 09.06.2014 Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Xh.B., vjec 45, banues në Cakran Fier.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në supermarketin e tij në fshatin Cakran Fier u gjetën dhe u sekuestruan në cilesine e proves materiale 54 pako, nga 2 kg secila, deteregjent larës të cilat dyshohen për amballazhim të fallsifikuar Materialet do ti kalojne Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të metejshme, për veprën penale të ”Fallsifikim I stampave dhe vulave” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

5. Më datë 09.06.2014 Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin I.A., vjec 45, banues në Fier. Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në supermarketin e tij në Lagjen Apollonia Fier u gjetën dhe u sekuestruan në cilësine e provës materiale 4 pako, nga 3 kg secila, deteregjent larës të cilat dyshohen për amballazhim të fallsifikuar dhe në përberjen e tyre. Materialet do ti kalojne Prokurorisë Rrethit Gjyqesore Fier për hetime të mëtejshme, për veprën penale të ”Tregetim dhe transportim I mallrave qe jane kondrabande” “Ruajtja apo depozitim I mallrave kondraband”parashikuar nga neni 178 dhe 179 i Kodit Penal.

6.Më datë 09.06.2014, në orët e para të mengjesit, në pallatin nr.2, në lagjen “Liri Gero”, Fier, është vjedhur 40.m linear kabëll elektrik, që furnizonte me energji këtë pallat. U kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj vjedhje. Materialet do ti kalojnë për kopetence Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për vepren penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134 i K.Penal.

7.Më datë 09.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.M., vjec 37, banues në Cukas Lushnje.Procedimi penal filloi pasi dyshohet se ka shqetësuar në telefon shtetasen B. Ç. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për vleresim dhe hetimeve të metejshme per kundravajtjen penale të “Perdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike” parashikuar nga neni 275 i Kodit Penal.

8.Më datë 09.06.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin F.K., vjec 37, banues në Fier-Shegan Lushnje.Procedimi filloi pasi dyshohet se për motive të dobta eshtë konfliktuar fizikisht me shtetasin F.M., vjec 32.Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i K.Penal.

9. Më datë 09.06.2014 nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin E.B., vjec 23, banues në Lushnje. Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi sot rreth orës 15.30, në Lagjen Xhevdet Nepravishta Lushnje ka kanosur me armë gjahu Teke, e cila u sekuestrua ne cilesinë e provës materiale, për motive të dobta, shtetasin E.N., vjec 46, banues në Lushnje.Materialet do ti kalojne Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnje për hetime të metejshme, për vepren penale të ”Kanosjes”, parashikuar nga neni 84, i Kodit Penal.

10. Më datë 09.06.2014 nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin S.M., vjec 70, banues në Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi sot rreth orës 18.30 në lagjen 20-Tetori Lushnje, ka goditur me mjete te forta.për motive te dobeta shtetasin B.A., vjec 59, banues në Lushnje.Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për vepren penale “Plagosje e lehte me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Nje grua shqiptare për në parlamentin suedez (fotot)

Nga Arben Vata - Aurora Pirraku Eriksson, ngjit majat e politikës në vendin skandinav Aurora Pirraku Eriksson është një zonjë...

Close