|E hënë, Korrik 24, 2017

Policia, 3 ne pranga dhe 2 nene hetim te lire. 

plagoset_polici_i_rosu_thaci_s  Fier -Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ndalohen/arrestohen 3 shtetas, procedohen 2  në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

Më datë 27.05.2014 nga  Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier,  u bë ndalimi i shtetasit Koli (Sokol) Aqif Sinani, vjec 45, banues në Lushnje.Ndalimi I tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka urdhëruar ndalimin e tij për ngjarjen e ndodhur me datë 17.04.2014, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale “Sigurimi i mjeteve  për vrasje“, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal dhe që bën fjalë konkretisht për shitjen e një automjeti i cili më datë 17.04.2014 është gjetur i parkuar në lagjen Sheq i Madh Fier, ku brenda në këtë automjet u gjetën sende të kundraligjshme si :  një armë automatike, fisheke, dy bidona plastik me lëndë djegëse benzinë , një cakmak si dhe disa bombla të vogla gazi.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

 Më datë 27.05.2014, nga nga  Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, u ndalua shtetasi I shpallur në kërkim Ajet Guro Pashaj, vjec 23, banues në Bejar Mallakastër.Ndalimi I tij u bë pasi me vendim Penal datë 26.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve në vende publike” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 301 të Kodit Penal.Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Më datë  27.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Petraq Miti Gjino, vjec 20, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 27.05.2014, rreth orës 18.30, në afërsi të fshatit Seman, Fier, duke drejtuar motocikletën tip “Jonva”, pa targa , i pa pajisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin e drejtimit të motocikletës duke dal nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi Petraq Gjino, i cili po mer mjekim në spitalin rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 e 291 të    K.Penal.

Më datë 26.05.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin E.M., vjec 32, banues në Gjinoqar Fier.Procedimi filloi sepse me date 26.05.2014, rreth ores 16.00, ne qender te fshatit Gjinoqare per motive te dobta, ka gjuajtur me grushta ne koke dhe ne pjese te ndryshme te trupit shtetasin B.L., vjec 55.Materialet do i kalohen Prokurorise Prane Gjykates se  Rrethit Gjyqsor Fier,per vepren penale “Plagosje e lehte me dashje” neni 89 i K.Penal.

 Më datë 27.05.2014, në Stacionin e Policisë Divjakë, Lushnjë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim  shtetasi B.M., vjec 46, banues në Divjakë, se më datë 26.05.2014, në orë të ndryshme, është shqetësuar disa herë nga  telefonata pa numër. Materialet proceduriale ju derguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale  “Përdorimi me keqëdashje i thirrjeve telefonike”, parashikuar nga neni 275 i K. Penal.

 Më  datë  27.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin F.A., vjec 45, banues në Krutje Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi më datën 27.05.2014 , rreth orës 16.00, për motive të dobëta, në fshatin Zhymë, Lushnje,  ka goditur me grushte shtetasin E.Gj., vjec 31 dhe i ka dëmtuar automjetin në pronësi të tij.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprat penale  “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”,parashikuar nga nenet 89 e 150 te K.Penal.

alb365.com/Policia

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Një dryn i ri për biçikleta (foto e video)

Një dryn i ri ka dal në treg për ata persona që përdorin biçikleta. Dryni ka dy funkdione dhe është me...

Close