|E shtunë, Tetor 21, 2017

Policia , 3 ne pranga dhe 4 nen hetim te lire. 

arestime   Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ndalohen/arrestohen 3 shtetas, procedohen  4 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme.

 Më datë 11.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Adriatik Hila, vjec 28, banues në Fier.Ndalimi I këtij shtetasi u bë sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr 480 datë 14.05.2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimit” neni 143 I Kodit Penal.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme. 

  Më  datë 11.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier u bë  ndalimi i shtetasit Levent Zotaj, vjec 66, banues në Povelç Fier.Ndalimi u bë sepse dyshohet për vjedhje në pronën e shtetasit  Sh.O., në fshatin Povelcë Fier. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Fier për veprën penale të “Vjedhjes” dhe “Vetgjyqësisë” parashikuar nga nenet 134 dhe 277 të Kodit Penal.

  Më datën 11.06.2014 nga Komisariati I Policisë Lushnje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatmir Jonuz Liçka, vjec 31, banues në  Çermë Sektor Lushnje.Arrestimi u bë sepse  shtetasi i lartëpërmëndur, rreth orës 19.35,  duke drejtuar mjetin  e tij tip BMË  me targë AA690DY  në rrugën automobilistike  Divjake –Xengë ka aksidentuar shtetasen V. V., vjec 69., e cila pasi  mori ndihemën e parë  në Spitalin e qytetit Lushnje  u trasportua për në Tiranë  për mjekim më të specializuar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje  për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”  dhe  “Drejtimit të mjeteve në mënyrë të pa rregullt,”parashikuar nga nenet 290 dhe 291 te Kodit Penal

  Më datë 11.06.2014 nga Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin O.A.,vjec, 31, banues në Fier.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi dyshohet se ka fallsifikuar dokumentat që është licensuar për hapjen e një shkolle jo publike.Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier për vepren penale  Fallsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrim”parashikuar nga neni 186 dhe 143 të Kodit Penal

 Më datë 11.06.2014 nga Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin M.M., vjec 46, banues në Fier.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi ky shtetas sot rreth ores 08.00 u kap në Lagjen Apollonia Fier me dy kuti 500 gram secila me duhan të dy lloj markave, të dyshuara të fallsifikuara të cilat u sekuestruan në cilesin e provës materiale. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale  Fallsifikim i vulave stampave apo formularve ” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”parashikuar nga neni 190 dhe 149 i Kodit Penal.

  Më datë 11.06.2014, rreth orës 20.00 në fshatin Qarr Komuna Levan Fier,ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. L.Nga kqyrja e vendit te ngjarjes rezulton se për arsye të motit të keq,s hkak I zjarrit ka qënë rrufeja, e cila ka shkaktuar djegeje të çatise,deme në njërëz nuk ka patur. Nga ana jone u kryen veprimet e para hetimore  materalet do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Fier për hetime të mëtejshme.

  Më datë 11.06.2014, nga Komisariati I Policisë Fier filloi procedimi penalë në gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit H.H., vjec 50, banues në Drizë Fier.Procedimi filloi pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur  me sende të forta dhe fyer në nje lokal ne lagjen Apollonia, shtetasin S.V.Materialet proceduriale do të referohen Prokurorisë Fier per kundravajtjet penale “Demtime te tjera me dashje“ dhe  “Fyerje“ parashikuar nga nenet 90 dhe 119 te K.Penal.

Më datë 11.06.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin  B.Gj., vjec 37, banues në Grykë Fier.Procedimi filloi sepse rreth ores 15.30 në vëndin e quajtur Gryke konuna Topoj , duke drejtuar motoçikleten tip “Honda” pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasoje ka mbetur i dëmtuar. Shtetasi i siperpermendur pasi mori ndihmen e parë mjekesore në spitalin e Fierit dhe u dergua për një mjekim më të specializuar në Tiranë. Materialet do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gyqësor Fier, për veprën penale të  « Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor» parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pesë rregullat për të gjetur partnerin e duhur

Në SHBA, “The rules”, shpjegon rregullat si të gjesh partnerin e duhur. E kanë shkruar Ellen Fein dhe Sherrie Schneider...

Close