|E hënë, Qershor 26, 2017

Policia – 5 arrestime në 24 orë 

Fier – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetsit Erjon Kanani, 29 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë. Ervin Ahmeti, 32 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.

Arrestim i tyre u bë pasi në fshatin Levan, gjatë kontrollit personal të ushtruar, i’u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale përkatësisht nga 4 dhe 3  doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Ilir Sema, 46 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier, pasi në rrugën Levan – Ferras, është kapur në flagrancë duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Peugeot”, me targa AA 974 LR.

Mikeljano Selimaj, 21 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier, pasi Në rrugën Levan – Ferras, është kapur në flagrancë duke drejtuar pa leje drejtimi traktorin e markës “Kubota”,  pa targa.

Më datën 27.11.2016, shtetasi K.K, 72 vjeç, banues në fshatin Sektor Seman, Fier, jep kallëzim  se është larguar nga banesa me datën 26.11.2016 rreth ores 13:30, djali i tij, shtetasi I.K, 40 vjeç, banues në fshatin Sektor Seman (i cili vuan nga semundje mendore), dhe se prej asaj date ka humbur kontaktet me familjen.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rezultati në Fier ora 19 https://t.co/ABA57692mC https://t.co/UFiYNtWIy2
11,393 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
16 arsye pse duhet të hani sa më shumë mollë

Një nga shprehjet më të njohura është që një mollë në ditë dhe mjeku do qëndrojë larg jush. Molla është...

Close