|E hënë, Shkurt 19, 2018

Policia arerston 2 vetë, 3 në hetim të lirë . 

 policia-natenFier – Lushnje – Më datë 03.02.2015, ora 19.30 nga Komisariati i policise Fier, u bë ndalimi i shtetasit Mateo Hilaj , vjec 31,  banues në fshatin  Peshtan i Madh Fier. Ndalimi u krye pasi ky shtetas, në mënyrë sistetmatike ushtron dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkeshortes së tij shtetases M.H vjec 23, banuese në Fier .

 Më datë 03.02.2015, ora 20.30 nga Komisariati Policisë Lushnje u  ndalua  shtetasi i shpallur ne kërkim P.B , vjec 16, banues në Lagjen Karbunar e Madhe, Lushnje. Ndalimi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlorë me  Vendimin e datës 22.07.2014 e ka dënuar këtë shtetas me 3 (tre) muaj burg për veprën penale “Vjedhja”parashikuar nga neni 134 dhe 51 i Kodit Penal.

 Më datë  03.02.2015 Komisariati i policise Fier,  filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin  S.I  vjec 65, banues në Fier. Procedimi nisi pasi, nga grupi i OSHEE  është konstatuar nje lidhje e paligjshme e energjisë elektrike ne banesën e ketij shtetasi.

 Më datë 03.02.2015, Komisariati i policise Fier,  filloi procedimi penal dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorve), pasi gjatë natës është vjedhur në fshatin Hoxharë,disa materiale   pune dhe paisje shtepiake në pronësine e shtetasit  M.Xh vjec 62.

 Më datë  03.02.2015 Komisariati i policise Fier,  filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasen P.H vjec 47, banuese në Fier. Procedimi nisi pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë, u konstatua se kjo shtetase kishte rilidhur energjine elktrike, të nderprerë me parë pasi ishte debitore.

 Më datë  03.02.2015  Komisariati i policise Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin F.V vjec 58, banues në Fier. Procedimi nisi pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij në Mbrostar-Ura, u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale disa makina elektronike  për lojera fati, pa lejen përkatese.

 Më datë  03.02.2015 ,Komisariati Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin  E.B vjec 65, banues në  Lushnje. Procedimi nisi pasi ky shtetas, për motive të dobëta, ka thyer xhamin e mjetit tip Mercedes-Benz, me targa LU2577C, në pronësi të shtetasit A.M vjec 46, banues në  Lushnje.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lu – Ju lumtë

Ju lumtë! Ambasadori amerikanë në...

Close