|E diel, Dhjetor 17, 2017

Policia arrest 2 persona, vidhen 2 lokale . 

arrestime-p-euml-r-sulm-ndaj-polic-euml-ve_hdFier – Lushnje – Më datë 25.01.2015 ora 13.00 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier, u be  ndalimi me inisiativë i shtetasit Altin Hoxha, vjec 46, banues në Fier.

Ndalimi u bë pasi ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, më date 23.01.2015 kanë vjedhur një sasi prej 500 litra naftë në depozitat e nje kompanie nafte. Shtetasi i ndaluar ka qene duke ushtruar detyren si roje private.

 Më datë 25.01.2015 ora 17.30, u ndalua shtetasi në kërkim Agim Xhafa, vjec 54,  banues në  Dermenas, Fier. Ndalimi u krye pasi Gjykata e Apelit Vlorë me Vendimin e datës 08.05.2013, e ka dënuar me 2 (dy) vjet burg, pasi ky shtetas nga viti 2004-2011, ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën 14 milionë lekë të vjetra. Shtetasi i ndaluar ka qene duke ushtruar detyren si kryetar i bordit drejtues .

 Më datë 25.01.2015 ora 10.00, në Komisariatin e Policise Fier, ka bërë kallezim shtetasja M.G vjec 44, banuese në Fier. Ajo kallezon se gjatë natës, i kanë vjedhur duke hapur derën kryesore të dyqanit të sa,j duke i marre veglat e punës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorve).

 Më datë. 25.01.2015, është paraqitur në Komisariatin e Policise Fier shtetasi E.V vjec 35, banues  në Fier. Ai kallezon se  i kanë vjedhur me thyerje  dyqanin ushqimor duke i vjedhur artikuj të ndryshëm.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

 Më datë 22.01.2015, ora 09.00, Komisariati Policisë Lushnje, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen T.Z vjec 45, banuese në fshatin Gradishte, pasi ish bashkshorti i saj shtetasi V.Z vjec 49, e ka kanosur dhe kërcënuar në mënyrë sistematike. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Lushnje.

alb365.com/policia

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia vë në pranga të dytin e bandës motorrave.

 Lushnje - Ne vijim të informacionit datë.10.07.2014, më...

Close