|E shtunë, Tetor 21, 2017

Policia, arrestime ne 24 ore. 

POLICIA-VENDNGJARJE  Fier – Më datë 05.06.2014 është paraqitur dhe ka dhënë kallezim në D.P.Q Fier shtetasi S.S., vjec 21, banues në Patos fshat Fier, se rreth orës 20.00 të datës 05.06.2014 në vendin e quajtur Patos fshat  ka ardhur një person i pa identifikuar  ka blere 13 kg  mish  dhe  ka dhënë një kartmonedhe 200 euro të fallsifikuar e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e  autorit te kësaj ngjarje.Materjalet do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier për veprën penale të fallsifikimit të monedhave parshikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

 Më  datë 05.06.2014, ora 00.10 në  fshatin Belin,  në afërsi të pusit të naftës M 28 B, që administrohet nga kompania “Bankers” është qëlluar me armë dhe është dëmtuar kamera e sigurisë. Me marrjen e njoftimit është policia ka shkuar në vendngjarje, ka nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit(autorve) të kësaj ngjarje.Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Fier , për veprën penale “Shkatërrim I pronës”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” dhe “Prishje te qetesisë publike” parashikuar nga nenet 150,278 dhe 274 te K.Penal.

 Më  datë 05.06.2014, filloi procedimi penal në gjëndje te lirë  për shtetasin I.L., vjec 48, banues në Dukas Mallakastër.Procedimi penal  filloi  për arsye se ky shtetas dyshohet se në menyrë sistematike ushtron dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., vjec 46.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës Parë Fier  për veprën penale ‘’ Dhunë në Familje“ parashikuar nga neni 130/a K.Penal.

 Më  datë 05.06.2014, në fshatin Kutë Komuna Kutë Mallakaster filloi procedimi penal për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal,  pasi në vëndin e quajtur “Shkëmbi Serjet” në anë të lumit fshehur në një pyll u gjetën të mbjella 75 rrënjë si ajo e canabis sativa.Nga ana jonë u bë kqyrja e vendit të ngjarjes, fotografimi, marja e provës materjale dhe më pas djegja e tyre duke u shoqëruar me fotografi. Parcela ku ndodhej e mbjelle bima narkotike nuk i përkiste asnjë personi nga Komuna.Materjalet do ti dergohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
ITALGOLD/ Mbrrijnë bizhutë e fundit së bashku me sezonin turistik (fotot)

Sarandë -  Sezoni turistik dhe ai veror po vjen së bashku me bizhutë më të fundit të ITALGOLD, por jo...

Close