|E diel, Dhjetor 17, 2017

Policia arreston 2 persona , 7 i heton të lirë . 

policia-natenFier – Lushnje – Mallakastër – Më datë 21.01.2015 ora 11.00 nga Drejtoria e Policise Qarku Fier, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin Juljan Rrethi, vjec 23, banues në Lushnje. Arrestimi u krye pasi gjatë kotrollit personal , ketij shtetasi iu kap në flagrancë një sasi bime e dyshuar si Cannabis Sativa me një peshë 1.5 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 Më datë 21.01.2015 ora 20.00 u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin Sokol Fasko, vjec 30, banues në Fier. Arrestimi u krye pasi gjatë kotrollit të ushtruar te dyqani tij “Servis celularësh”, në Fier, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 45 copë celularë të markave të ndryshme, pasi nuk dispononte faturën e blerjes së tyrë.Nenet  178, 180  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e te ardhurave” të  Kodit Penal .

 Më datë 21.01.2015 ora 20.00 u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin Remzi Jakupi, vjec 48, banues në Fier. Arrestimi u krye pasi gjatë kotrollit të ushtruar te dyqani tij “Servis celularësh”, në Fier, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 copë celularë të markave të ndryshme, pasi nuk dispononte faturën e blerjes së tyrë.Nenet  178, 179, 180  “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” ,“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e te ardhurave” të Kodit Penal.

 Më datë 21.01.2015 nga Komisariati i Policise Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit A.B vjec 59, banues në Fier, K.D vjec 34, banues në Fier.Procedimi penal nisi pasi në aksin rrugor Levan-Mifol, janë përplasur mjeti tip Mercedes-Benz, me targa AA440GK, me drejtues shtetasin A.B dhe mjeti tip motorçikletë me drejtues shtetasin K.D, i pa paisur me leje drejtimi. Për pasojë ka marrë dëmtime te lehta drejtuesi i motorçikletës, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nenet  290, 291  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” të Kodit Penal.

 Më datë 21.01.2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale I.O, vjec 57, banues në Fier, dhe L.O, vjec 56, banues në Fier. Procedimi nisi pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, keta shtetas kanë konsumuar elementet e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Nenet 287, 180 dhe 25 “Kuptimi bashkepunimit”, “Pastrimi produkteve te vepres penale”, “Fshehja e te ardhurave” të Kodit Penal.

 Më datë 21.01.2015 nga Komisariati Policisë Lushnje, filloi procdimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.B vjec 51, banues në Lushnje. Procedimi nisi pasi ky shtetas, në Divjakë ka zaptuar një siërfaqe toke, e cila është në ponësi të shtetasit Th.Z vjec 62, banues në Divjakë.

 Më datë 21.01.2015 nga Komisariati Policisë Mallakastër, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit M.Q vjec 69, banues në Mallakastër, B.Q vjec 56, banues në MallakastërProcedimi nisi pasi ne Mallakastër, për motive të dobëta keta shtetas, kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta duke i shkaktuar njeri-tjetrit dëmtime.

 Më datë 21.01.2015 filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin D.A vjec 45, banues në Mallakastër. Procedimi nisi pasi në lokalin e tij në Mallakastër, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Nenet  137/1  “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” të Kodit Penal.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Malltezi – Gazetare, spikere lajmesh me diplomë fallco

Gazetarja Alba Malltezi ka bërë një denoncim...

Close