|E diel, Mars 26, 2017

Policia arreston 2 shtetas 

Lushnje – Kundërshton dhe godet punonjësin e policisë si edhe ofendon personelin mjeksor të spitalit Lushnje, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Etmond Belba, 24 vjeç, banues në fshatin Çermë Proshk, Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Spitalin Lushnje ka fyer dhe ofenduar personelin mjeksor, ka thyer një vazo të madhe lulesh, dhe gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithsme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë si edhe ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje” parashikuar nga Nenet 236/2, 150, 274, dhe 119 të Kodit Penal.

Fier – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet autori i dyshuar i cili tentoi të vjedhi me dhunë shumën prej 3.500.000 lekë një shtetasi. Nga Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Paulo (Patriot) Zeka, 24 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse në Roskovec, pasi ka goditur me një shkop druri në hyrje të banesës shtetasin A.Ç, 49 vjeç, banues në Roskovec, ka tentuar t’i rrëmbei me dhunë çantën me rreth 3.500.000 lekë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Nis dhënia e lejeve biometrike për emigrantët https://t.co/6ST8767gP0 https://t.co/wQZ3JWqq5A
4,628 people follow ALB365
Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Doda: Brexit na mëson, një Shqipëri e vetme me 7 milionë shqiptarë!

Deputetja e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Mesila Doda thotë se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian është një mësim...

Close