|E mërkurë, Maj 24, 2017

Policia arreston 2 shtetas 

Lushnje – Tenton të vjedhi një banesë në Lushnje, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Agron Isufi, 56 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi” Skrapar. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur banesen e shtetasit L.M, 55 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, parashikuar Neni 134 dhe 22 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin Faik Çela, 54 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases R.Ç, 44 vjeçe dhe djalit të tij, shtetasit me iniciale O. Ç, 15 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/5 i Kodit Penal.

Fier Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Visar Kulari, 30 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.K, 67 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Basha – Ramës/ Pse nuk i mban premtimet? https://t.co/ZZ47KJn03Q https://t.co/MoNMExEeQM
11,445 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Liza Tabaku, punëtorja e postës u emërua drejtoreshë e Arsimit

Tirane - Ish drejtoresha e Arsimit Rajonale Lushnje, Liza Tabaku e cila u dënua me 9 vjet burg pasi kërkonte...

Close