|E premte, Dhjetor 15, 2017

Policia arreston 2 shtetas, 2 i heton të lirë dhe 1 e shpall në kërkim . 

arrestime-p-euml-r-sulm-ndaj-polic-euml-ve_hdFier – Lushnje – Mallakastër –  Me daten 28.01.2015, ora 12.00 nga Sektori Kundër Krimit Te Organizuar Dhe Krimet E Rënda ne Drejtorine e Policise Qarku Fier, u bë ndalimi i shtetasit Fredi Sulejmanaj, vjec 41, banues në fshatin Fratar, Mallakastër.

Ndalimi u krye pasi me datë 22.01.2015 ka bërë kallezim shtetasi A.H vjec 54, banues në  Mallakastër. Ai shpjegon se gjatë vitit 2010 ka paguar faturat e energjisë elektrike në shumën 66758 mijë lekë të reja te shtetasi Fredi Sulejmanaj, ish punonjës i OSHEE Fier, i cili e ka përvetësuar këtë shumë dhe nuk e ka derdhur pranë Ndërmarrjes OSHEE Fier.Neni 135 te Kodit Penal “Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren”

Më datë 28.01.2015 ora 12.30 nga Komisariati i Policise Fier, u ndalua shtetasi në kërkim A B , vjec 25,  banues në Patos, Fier. Ndalimi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier me vendimin e datës 25.02.2013, e ka dënuar kete shtetas me 1 vit burg, për veprat penale të  parashikuara nga nenet 290/1, 291, 273, 301, 55/1 te Kodit Penal.

“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

“Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”

“Largimi nga vendi i aksidentit “

“Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Më datë 28.01.2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.D vjec 54,  banues në Fier. Procedimi nisi pasi ky shtetas është konstatuar duke bërë punime te muri rrethues i banesës së tij, i pa paisur me leje ndërtimi.Neni 199/a   i Kodit Penal “Ndertim i paligjshem”

Më datë 28.01.2015 filloi procedimi penal dhe  u bë shpallja në kërkim e shtetasit I.Ç vjec 43, banues në Tiranë. Procedimi filloi pasi ky shtetas në objektin e marrë me qera  në Fier, po ndertonte nje kapanon, pa leje të organeve përkatëse.Neni 199/a i Kodit Penal “Ndertim i paligjshem”

Më datë 28.01.2015 filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin Xh.S vjec 49, banues në Fier. Procedimi filloi sepse ky shtetas  në Levan, në një objekt njëkatësh po hidhte një brez betoni ,  pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal “Ndertim i paligjshem”

Më datë 28.01.2015 nga Komisariati Policisë Lushnje, filloi procedimi penal në gjëndje të lire për shtetasin A.T vjec 61, banues në Lushnje. Procedimi filloi pasi ky shtetas në pronën e tij po ndërtonte një object, pa lejë  ndërtimi.Neni 199/a i Kodit Penal “Ndertim i paligjshem”

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kosova në NATO vetëm pa korruksion

Lordi George Robertson tha se anëtarësimi i...

Close