|E shtunë, Tetor 21, 2017

Policia arreston 2 shtetas për hashash 

Lushnje – I gjenden 4.3 kg lëndë narkotike dhe 59 bimë Cannabis Sattiva në banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Dhimitër Veliu, 52 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.3 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, ndërsa në kopshtin e banesës së tij i’u gjetën e asgjësuan 59 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/1 e 284/1 të Kodit Penal.

Mallakastër Vijon puna për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen me djegie 130 bimë narkotike të dyshuara Cannabus Sattiva, arrestohet në flagrancë kultivuesi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Marselan Sulaj, 24 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Bejar, në tokën në pronësi të tij u gjetën dhe asgjësuan 130 bimë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Korruspioni në Itali, katër të arrestuar, 51 nën hetim

Itali - Policia italiane ka arrestuar katër persona dhe ka nën hetim 51 të tjerë për korrupsion në tenderat publikë, përfshirë...

Close