|E premte, Shkurt 23, 2018

Policia arreston 3 shtetas, 1 e shpall në kërkim . 

policiaFier – Lushnje – Më datë.20.01.2014 nga Komisariati i Policise Fier, u bë ndalimi i shtetasit Pëllumb Gjata, vjec 46, banues në Fier. Ndalimi u krye pasi ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim me datë 21.10.2014. Me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier datë 08.10.2014 është caktuar ndaj tij masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirise” e parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal .

 Më datë. 20.01.2015, ora 22.10 nga Komisariati Policisë Lushnje, u  bë arrestimi në flagrancë i  shtetasve Themi Daka  , vjec 33, banues  në fshatin Gradisht, Lushnje. Arben Daka  , vjec 47, banues  në fshatin Gradisht, Lushnje. Arrestimi u krye pasi në bashkëpunim me grupin e punës të OSHEE-se Lushnje, është konstatuar se banesa  e shtetasit Themi Daka kishte lidhje të dyfishtë. Ndërsa shtetasi Arben Daka  ka bërë lidhje  të paligjshme ku furnizohej, nga banesa e të vëllait Themi Daka, pa kontratë me OSHEE dhe pa matës  energjie.Neni 137/2   i Kodit Penal, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”

 Më datë.20.01.2015, ora 22.10 , filloi procedimi penal dhe u  bë shpallja në kërkim  e shtetasit S.M vjec 45, banues në Lushnje. Procedimi nisi pasi ne bashkepunim me grupin e punës të OSHEE-se Lushnje, është konstatuar se ka kryer lidhje abuzive. Ky shtetas nuk ka kontrate me OSHEE dhe as matës energjie  Neni 137/2   i Kodit Penal “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

alb365.com/policia

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
THYERJA E MITEVE PËR PLANET RUSE NË BALLKAN

Nga MARCUS TANNER - Një...

Close