|E martë, Janar 24, 2017

Policia arreston 3 shtetas 

Lushnje – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Vjedhje” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim Sali Bali, 21 vjeç, banues në fshatin Balaj, Lushnje. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 02.09.2016, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka vjedhur motomjetin tip “Lancino”, pa targa, në pronësi të shtetasit B.K, 62 vjeç, banues në Karbunarë.

Edison Pepa, 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Elbasan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 25.02.2013, e ka dënuar këtë shtetas me 6 (gjashtë) muaj burg për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Neni 290/1 i Kodit Penal.

Mallakastër – Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Klejdi Saliaj, 18 vjeç, banues në fshatin Panahor, Mallakasër, Në aksin rrugor Ballsh – Aranitas, në vendin e quajtur  “Fshati Klenjë”,  duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” me targa XKE 470, i pa paisur me leje drejtimi,  ka humbur kontrollin e drejtimit të motomjetit dhe ka dalë jashtë rruge.Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri A.M, 19 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier, i cili ka marë dëmtime të lehta.

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit https://t.co/3Hyxc4OdFd https://t.co/ZdCjyRMsZw
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Thyhet monatoriumi i gjuetisë, vriten shpendë (fotot)

Fier - Thyhet monatoriumi i gjuetisë në Drenie  të njësisë adminstrative Ruzhdie të bashkisë Patos. Sipas informacionit të publikuar në një faqe  në rrjetin social facebook duket qartë shpenda të...

Close