|E diel, Gusht 20, 2017

Policia arreston 3 vete, heton 4 te tjere. 

arestime    Fier – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ndalohen/arrestohen 3 shtetas, procedohen 4 në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme

1. Më datën 10.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit Mikeljan Sinanaj, vjec 21, banues në Patos. Ndalimi I këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas dyshohet se ka kryer vjedhjen e dyqanit të celulareve “Alb Telecom”, ne qytetin e Patosit, me date 27.05.2013.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Vjedhjes”, e kryer në bashkpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

2. Më datën 10.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Daut Fadil Teli, vjec 58, banues në Tiranë.Arrestimi ne flagranë për këtë shtetas u bë sepse me datë 10.06.2014, rreth orës 08.10 ka qëne duke drejtuar mjetin e tij tip Benz me targa TR0699H, në aksin rrugor Levan-Fier, ka prerë rrugën majtas dhe është goditur me mjetin tip Fiat, me targa AA977GJ, qe drejtohej nga shtetasi M. Ç., ku për pasojë ka ngelur I dëmtuar pasagjeri I mjetit Benz, shtetasi G.S., vjec 64., I cili ndodhet i shtruar në Reminacionin e spitalit Fier, jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i K.Penal.

3. Më datën 10.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., vjec 16, banues në Fier. Arrestimi në flagranë për këtë shtetas u bë pasi më datë 10.06.2014, rreth orës 12.20, në lagjen 1 Maj, Fier, është kapur në flagrancë nga patrulla e përgjithshme duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, me targa AA 825 GA, i pa pajisur me leje drejtimi. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.

4. Më datën 10.06.2014, nga Sektori për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier,filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.B., vjec 57, banuese në Fier.Procedimi penal filloi pasi dyshohet se kur ka qënë punonjëse e kompanisë CEZ Shpërndarje Fier, i ka bërë mbifaturim për energjinë elektrike ne vlerën e 56136 lekë shtetasit E.A., banues në Fier. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

5. Më datën 10.06.2014, nga Komisariati i Policisë Fier filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.T., vjec 44, banues në Fier.Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi me daten 10.06.2014, në lagjen 1-Maji, Fier, ka filluar ndertimin e nje kati banimi siper baneses së tij, ndërtim I cili dyshohet të jetë pa leje ndërtimi. Materialet proceduriale do ti dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale të “Ndertim I paligjshem”, parashikuar nga neni 199/a i K.Penal.

6. Më datë 10.06.2013 nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.P., vjec 56, banues në Sopez Lushnje.Procedimi filloi për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, sepse më datë 10.06.2013, rreth orës 20.00, në fshatin Sopëz, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime shtetasin N.A. vjec 30.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.

7. Më datë 10.06.2013 nga Komisariati i Policisë Mallakastër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.V., vjec 67, banues në Drenovë Mallakastër, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga neni 119/a/1 i Kodit Penal, sepse në fshatin Drenovë, në afërsi të banesës së tij ka ndërtuar një ndërtesë e cila dyshohet të jetë pa leje. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Elita 5 vjen me këngën e re “Si një meteor”. (video)

Rok bendi Elita 5 ditëve të fundit ka publikuar këngën e re të quajtur “Si një meteor”. Bendi ka njoftuar...

Close