|E hënë, Shkurt 19, 2018

Policia arreston Habilajn 

Vlorë – Policia Kufitare e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një 46-vjeçar, pasi ka tentuar të ndihmojë të kalojë kufirin një person.

Siç bëhet e ditur në pranga është vënë Hetnor Habilaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Blutë sqarojnë se ai është arrestuar pasi në portin e Vlorës ka tentuar të ndihmojë A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme Kufirin Shqiptar.

I arrestuari Hetnor Habilaj e kishte fshehur A.F., brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Parlamenti i Maqedonisë shpërndahet

Maqedoni - Parlamenti i Republikës...

Close