|E hënë, Maj 22, 2017

Policia arreston trimin mafioz të fshehur në dollap 

Itali – Policia italiane arrestoi një bos të mafias kalabreze, Ndrangeta, i cili nuk ishte lodhur të fshihej shume larg, por qëndronte në një dhomë sekrete të improvizuar në shtëpinë e tij.

Antonio Pelle i kishte shpëtuar drejtësisë përpara 5 vjetësh, kur ishte arratisur nga burgu. Ai figuronte në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendeshme italiane.

Videoja e publikuar nga policia e tregon Pelle teksa del nga pjesa e pasme e një dollapi të madh rrobash, aty ku kishte sajuar dhe strehën e tij të fshehtë.

Rreth 50 policë e kishin kontrolluar vilën dykateshe të mafiozit, por u desh një sy tepër i vëmendshëm për të zbuluar vendndodhjen e tij. Në hapësirën prapa dollapit gjendej një dyshek, një ventilator, disa shishe uji dhe një sasi parash, transmeton TCh.

54-vjeçari përballet tani me një dënim prej 20 vitesh heqje lirie për trafik armësh dhe lëndësh narkotike, ndërsa mbi të rëndon edhe akuza e pjesëmarrjes në një klan mafioz.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
50 milion dfollar fallco, Athinaja shqiptare mashtroi biznesmenët

Zbulohen detaje të reja për ngjarjen e një jave më parë në Janinë, të Greqisë ku u arrestuan 3 persona,...

Close