|E diel, Tetor 22, 2017

Policia gjen dhe djeg 2 mijē rrënjë hashash 

Fier- Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar në disa zona të vendit, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1880 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Konkretisht:

Në vendin e quajtur “Pylli i lumit” në fshatin Adë, u gjetën dhe u asgjesuan me djegie 1520 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vendin e quajtur “Çezma” në fshatin Drenovë, Mallakastër, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 15 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në vendin e quajtur “Përroi i Madh” në fshatin Drenovë, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 270 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në kufirin ndarës të fshatrave Luar dhe Mbërës, Rroskovec, në një sipefaqe të pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan me djegie 75 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Fier – Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Fitus Tafa, 52 vjeç, banues në fshatin Gorishov, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Fier-Gorishov, është kapur nga shërbimet e qarkullimit Rrugor duke drejtuar mjetin tip Benz, pa targa dhe në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sondazhi qytetar – Ujsjellës kanalizimet vjedhin më shumë qytetarët (foto)

Fier - Portali I lajmeve alb365 për tre muaj radhë zhvilloi sondazhin se cili nga institucionet vjedh më shumë qytetarët....

Close