|E premte, Dhjetor 15, 2017

Policia gjermane në kërkim të 24 personave dhe kapos grupit P E të fabrikës kokainës . 

policiaNjë femër shqiptare me nënshtetësi të huaj dyshohet të jetë organizatore e trafikimit drejt Gjermanisë të kokainës që përgatitej në laboratorin e zbuluar në Xibrakë. Identiteti i saj, i mbajtur krejtësisht sekret,sipas gazetes Panorama, i është bërë i ditur Prokurorisë për Krimet e Rënda përmes informacionit të mbërritur nga autoritetet gjermane më 17 dhjetor 2014. Ende edhe 24 persona të pa arrestuar.

Sipas informacionit të palës gjermane, shtetasja P.E., dyshohet të jetë një nga organizatorët e trafikut. Referuar të dhë- nave të servirura nga gjermanët, femra me emër shqiptar dhe mbiemër të huaj si dhe shtetasi Ilir Hyseni dyshoheshin si organizatorët e aktivitetit të trafikimit të lëndës së dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

“Personi që njihet me të dhënat si Ilir Hyseni kishte ardhur në Shqipëri, ndërkohë që edhe shtetasja P.E. ishte nisur drejt Shqipërisë, ku mendohej se ndodhej lënda narkotike”, është cituar informacioni i palës gjermane në dosjen e prokurorisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta, pala gjermane e ka identifikuar shtetasin Ilir Hyseni edhe me emrin tjetër Bali Meta.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Të ngasësh makinën në rrugë shumë të rrezikshme (video)

Një video tre-minutëshe e publikuar në YouTube...

Close