|E enjte, Qershor 22, 2017

Policia, hetohen 5 shtetas ne gjendje te lire. 

Fier – Nga strPolicia-e-Tiranës-NOAukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut procedohen 5 shtetas në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme, si dhe plotësohen 2 kërkesëpadi për lëshim urdhër mbrojtje
1. Më datë 25.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin D.H., vjec 23, banues në Garunjas Lushnje.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi më datën 24.05.2014, rreth orës 21:00, dyshohet se ka goditur me grushte babain e tij shtetasin Z. H., vjec 59. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
2. Më datë 25.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A.M., vjec 43, banues në Divjakë.Procedimi penal për këtë shtetas filloi pasi më datën 25.05.2014 , rreth orës 14.00, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij shtetasit A.Z., vjec 37, banues në Daullas        Fier. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
3. Më datë 25.05.2014 nga Komisariati i Policisë Lushnje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: B.A., vjec 44, M.A., vjec 20 dhe Sh.A., vjec 37, banues në Bregas Divjakë. Procedimi penal për këta shtetas filloi sepse më datë 25.05.2014, rreth orës 23.00, në fshatin bregas Divjakë, për motive të dobëta kanë qëlluar me sende të forta shtetasit: A.Gj., vjec 29 dhe F.Gj., vjec 26, banues në Gërmenj Lushnje.Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal
4. Më datë 25.05.2014, nga Komisariati i Policisë Fier u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes për shtetasen M.K., vjec 29, banuese në Fier, pasi bashkëshorti i saj shtetasi A. K. vjec 43, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikollogjike ndaj saj. Materialet proceduriale do ti dërgohen Gjykatës Rrethit Gjyqësor Fier, ne bazë të ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006.
5.Më datë 25.05.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnje u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershem të mbrojtjes për shtetasen R.P., vjec 21, banuese në Rrapez Lushnje, pasi më datën 25.05.2014, rreth orës 11.30, në shtepinë e prindërve, bashkshorti i saj shtetasi J. P., vjec 32, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet proceduriale do ti kalojnë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lushnje, në bazë të ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006.

alb365.com/Policia

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lideri i ISIS në Athinë .

Greqi - Zbulimi amerikan i një dite më parë se në Europë ndodhen 20 celula terroriste ka ngritur alarm në...

Close