|E premte, Gusht 18, 2017

Policia i gjen arsenal armesh pas gjuajtjes ne ajer. 

arsena arme      Gramsh – Një operacion i policisë së Gramshit ka bërë të mundur arrestimin e një 42 vjeçari nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Lytfi Hoxha nga fshati Grazhdan, u vu në pranga pasi po në këtë fshat ka qëlluar me armë gjahu në ajër, të cilën e mbante pa leje.
Nga ana e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi armësh dhe municionesh.
Më konkretisht u gjetën 12 copë granata ofensive, dy kuti me ndezësa granatash, tre armë zjarri pushkë, një krehër automatiku me fishekë, 63 copë fishekë automatiku dhe një armë gjahu.

Arrestimi i Hoxhaj u bë në kushtet e flagrancës, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, armëmbajtje pa leje, mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mashtron shitësin e karburantit, arrestohet

Lushnje! - Mashtron shitësin e karburanit duke mos paguar për karburantin e marë, ndiqet nga policia dhe arrestohet në flagrancë edhe...

Close